Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Pendesa e Elon Musk

    Pendesa e Elon Musk

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Viktimat e një qytetërimi me rrënjë dhune

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Qershori, “muaji i zi” izraelit në Gaza

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Gjykata e Beogradit liron gjeneralin serb për krimet në Srebrenicë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Karrikatura alla Charlie Hedbo që trazoi Turqinë

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Presidenca e BE-së, nga Polonia në Skandinavi

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Ja si vrasin e flasin më të pabesët në histori

    Lufta tjetër në Gaza

    Lufta tjetër në Gaza

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

    Izraeli shënjestron vendin e mbledhjes së gazetarëve në Gaza: 33 të vrarë!

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Prognoza ekonomike për Bashkimin Europian: tensione të reja në horizontin e 2016-ës

by te Sheshi
27/12/2015
in Bota & Rajoni, Kryesore
Reading Time: 4 mins read
A A
Prognoza ekonomike për Bashkimin Europian: tensione të reja në horizontin e 2016-ës

Përtej krizës së refugjatëve që përfshiu vendet europiane këtë vit, e që pritet të jetë prioritet edhe për vitin në vazhdim, Bashkimi Europian vuan edhe nga shumë probleme të tjera. Analistët vënë në dukje këtë fundviti një situatë të dëshpëruar në shumë vende europiane. Mbi 20 milionë të papunë, shumë prej të cilëve prej një kohe të gjatë,  një boom punonjësish të përkohshëm nga jashtë kufijve, reduktim të shtetit social, shtim të borxheve për shkak të deflacionit e rrogat e mbetura në të njëjtin nivel. Parë në përgjithësi, këto shtatë vjet të krizës kanë qenë një makth për pjesën më të madhe të Europës.

Por, analistët pohojnë se askush nuk duhet të habitet nga vota e protestës në shumë shtete, rritjen e ndjesive kundër politikës dhe nga kriza e përfaqësimit. Kriza, sipas tyre, më shumë se e gjithçkaje është ajo e partive tradicionale të shekullit të 20-të. Ka shumë motive të thella për një gjë të tillë, por para se të shkohet kaq thellë, mjafton edhe një gërvishtje në sipërfaqe.

Gjysma e universit politik, në të djathtë, që ka marrë goditje njëtrajtshëm nga kriza që prej vitit 2008, ka zgjedhur politikat e kursimit që kanë sjellë rezultatet që dihen. Pjesa tjetër, gjysma e majtë i ka pranuar këto politika edhe pse ka pasur në dispozicion argument për t’i kundërshtuar.

Kështu që është e paevitueshme që viktimat e krizës t’i kërkojnë gjetiu përgjigjet e pyetjeve që presin të gjejnë zgjidhje nga politika. Me pak ndryshime, në vendet europiane kanë pasur rritje parti që më parë madje, nuk përfaqësoheshin në parlament. Por, vënë re analistët, është shumë e rrezikshme kur bëhen bashkë përfaqësuesit e antipolitikës: Podemos, Syriza, Salvini, Grillo dhe Le Pen, në një përzierje të atyre që duan të reformojnë rregullat e euros me ata që duan ta shkatërrojnë fare zonën euro.

Por ngërçi qëndron sidomos tek përkeqësimi social  i përcaktuar më së shumti nga përgjigja institucionale europiane ndaj krizës. Në këtë kuptim, kanë të drejtë politikanët që tjonë se politikat e kursimit janë rrënja e pasojave elektorale të muajve të fundit.

Në të vërtetë, politikat e kursimit përbëjnë një hap pas, pasi problemi e ekonomisë europiane, të paktën sipas analistëve jo gjermanë, vjen nga stanjacioni i të ardhurave. Sipas tyre do të duhej një rritje e rrogave për të rigjallëruar kërkesën, meqënëse eksportet nuk po lëvizin si duhet, e jo qëndrim i ngurtë për t’iu përmbajtur bilancit të financave publike. Këtë frymëmarrrje, financat publike në të vërtetë po e gjejnë tek disa programe kombëtare e jo tek politikat e teknokratëve të Brukselit, apo edhe tek shiu i parave që Mario Draghi po “lëshon” për ekonomitë më të dobëta.

Gjithsesi, janë hapa të vegjël dhe të brishtë që kryeministri italian, Renzi po kërkon t’i mbrojë, duke qenë në pozicionin kundër masave të kursimit e kundër rregullit strikt të Brukselit për mbajtjen në shifra fikse të borxhit të jashtëm. Por, meqënëse asnjë bisedim me Berlinin nuk parashikohet në këtë drejtim, por krijohen ndarje që do të sjellin përplasje të reja me pallatin Kixhi. Pasoja është që Europa tashmë e përfshirë nga valë centrifugal krizash, nga referendum britanik tek drama e emigracionit, do të përballet me një sezon të ri tensionesh në rritje mbi tema ekonomike.

E majta ka ardhur në pushtet në Greqi dhe në Portugali, vijon të jetë në pushtet në Itali e në Francë. Në Spanjë, pas zgjedhjeve, edhe një qeveri e mundshme e kryeministrit konservator nuk do të qeveriste më në linjën e mëparshme. E gjithë Europa mesdhetare ka ndryshuar ngjyrë.  Dhe do të kërkojë nga Franfurti një lehtësim sasior gjithnjë e më agresiv e nga Brukseli afate më të gjata për dhënien e llogarive.

Por Europa përtej Alpeve, e dominuar ende nga partitë konservatore si do të sillet? Edhe në muajt që u lanë pas, ka pasur fërkime. Mbrojtësit e linjës së kursimit  kanë paralajmëruar më shumë se një herë se vendet mesdhetare nuk janë të besueshme në politikat e tyre dhe nuk u duhet dhënë më shtyrje afatesh për borxhin. Megjithatë, argumentet për të hequr dorë nga politikat e kursimit nuk janë nxitur nga situata ekonomike, por më shumë nga rreziku që shtetet e interesuara për t’i ndërprerë ato,  do të heqin dorë nga reformat nëse vijon ashpërsia financiare.

Analistët ekonomikë presin tensione më të fuqishme edhe sa i takon interesave të bankave qendrore. Sipas tyre, politika e taksës zero për të cilën këmbëngul Draghi i Bankës Qendrore Europiane është një helm për sigurimet, bankat, fondet gjermane dhe thithjen e investimeve që mbrojnë këto pasuri. Nëse në brigjet e Mesdheut, janë politikat e kursimit që kanë prishur ekuilibrat, përtej Rinit ndodh e kundërta. Në Gjermani e në Austri votohet për pak më shumë se një vit dhe këto politika financiare do të dalin në krye të axhendës së fushatave elektorale, edhe kështu të ngarkuara me tema si kriza e refugjatëve.

Përgjatë muajve të 2016-ës, priten grindje e konflikte. Përballja e parë do të shihet në pranverë me ristrukturimin e borxhit grek: e pashmangshme për pothuajse të gjithë, por i pagëlltitshëm për Gjermaninë. Pastaj do t’u vijë radha bilanceve kombëtare të shteteve europiane.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”
Kryesore

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina
Analizë

NYT: Amerika e Trump-it po fillon të duket si Kina

02/07/2025
Pendesa e Elon Musk
Amerika

Pendesa e Elon Musk

02/07/2025
Next Post
Memushaj i bën të gjitha: edhe gol edhe…karton të kuq!

Memushaj i bën të gjitha: edhe gol edhe…karton të kuq!

Ja çfarë i bën trupit një gotë me ujë me kripë në ditë

Ja çfarë i bën trupit një gotë me ujë me kripë në ditë

Kreu i gazetarëve në Maqedoni: Mediat, arma më e fortë që pushteti të mbetet në pushtet

Kreu i gazetarëve në Maqedoni: Mediat, arma më e fortë që pushteti të mbetet në pushtet

TË FUNDIT

  • Të fundit
Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

Fundosja e një anijeje me tre mijë makina: sa është dëmi monetar?

02/07/2025
“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë  “po”

“Ora e xhumasë”: pse qeveria duhet t’i thotë “po”

02/07/2025
Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

Fshati, bujqësia: kur Rama flet me gjuhën e Erion Braçes

02/07/2025
Hamas, përgjigje Trump-it

Hamas, përgjigje Trump-it

02/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Nga Fitim Zekthi: Kriza e PD-së, si krizë kulturore

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni