Ekzistojnë kërkime shkencore që vërtetojnë se sa më të larta të jenë të ardhurat, aq më e lartë është jetëgjatësia. Ndër faktorët e ndryshëm që lidhen me standardet e jetesës janë edhe shtrirja gjeografike, niveli arsimor si dhe të ardhurat.
Megjithatë, gjatë historisë nuk ka qenë gjithmonë kështu. Të dhëna mbi jetën aristokrate të para vitit 1700 tregojnë se nuk ka pasur shumë diferencë ndërmjet mesatares së jetëgjatësisë së të pasurve dhe të varfërve.
Më pas, në 100-vjeçarin e ardhshëm ndryshimi do të ishte i menjëhershëm: të pasurit mesatarisht jetonin 20 vjet më shumë se të varfrit.
Sipas një kërkimi të Angus Deaton, ekonomist në Universitetin e Princeton-it, i cili së fundmi e emërua me çmimin Nobel, të ardhurat lidheshin drejtpërdrejtë me mundësitë për sistem mjekësor më të mirë, kushte higjienike, ilaçe më cilësore, lindshmëri më të sigurt dhe mundësia për t’u ushqyer me fruta dhe zarzavate.
Ndërkohë, Deaton, i cili i përket qasjes së quajtur “Shkaqet Kryesore”, argumenton se jo vetëm të ardhurat ndikojnë në jetëgjatësi por dhe pushteti, paratë dhe arsimi do të ndikojnë tek jetëgjatësia e njerëzve vetëm nëse shoqërohen me vetëdijësim. /tesheshi.com/