Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Arrestohet bangladeshasi i parë i “punësuar” në Shqipëri

Bangladeshasit “nisin punë” në Shqipëri, të shndërruar së fundi dhe në tematikë të debatit politik.

Në fakt është fjala për ndalimin e një bangladeshasi nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka ushtrur profesionin e paligjshëm të një të përfshiri në trafik klandestinësh, duke qenë njëherësh vetë i tillë.

“Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavijë, në bashkëpunim me shërbimet e FRONTEX-it dhe Seksionin për Hetimin e Trafiqeve në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin e huaj, S.I., 21 vjeç, banues në Bangladesh.

Shtetasi S. I. u kap në afërsi të fshatit Grapsh duke ndihmuar 7 emigrantë  të paligjshëm nga vendet e treta, për të shkuar në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua  një aparat celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale ‘Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve’”, thuhet në njoftimin zyrtar. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts