Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Një zbarkim mbi Mars: edhe kinezët pas amerikanëve (pamje)

Një anije kozmike kineze u ul me sukses në sipërfaqen e Marsit të shtunën, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua, duke e bërë Kinën vendin e dytë pas Shteteve të Bashkuara që zbarkoi në Planetin e Kuq.

Anija kozmike Tianëen-1 (Pyetja Qiellore) u ul në pjesën jugore të fushës së madhe të njohur si Utopia Planitia, “duke lënë një gjurmë kineze në Mars për herë të parë”, tha agjencia.

Anija kozmike prej pesë tonësh u nis nga ishulli jugor kinez Hainan në korrik të vitit të kaluar dhe pas më shumë se gjashtë muaj udhëtimi, Tianëen-1 arriti në Planetin e Kuq në shkurt ku ka qenë në orbitë që prej asaj kohe.

Rover me energji diellore Zhurong, i cili ka gjashtë instrumente shkencorë, përfshirë një kamera topografike me rezolucion të lartë, tani do të studiojë sipërfaqen dhe atmosferën e tokës.

Zhurong, emëruar pas perëndisë mitike kineze të zjarrit, do të kërkojë gjithashtu shenja jete, përfshirë çdo ujë nëntokësor dhe akull, duke përdorur radarë të bazuar në tokë.

Presidenti kinez Xi Jinping përgëzoi të gjithë ata që morën pjesë në mision.

“Ju keni qenë mjaft të guximshëm për të sfiduar, përpjekur për përsosmëri dhe për ta vendosur vendin tonë në radhët e përparuara të kërkimit planetar. Arritja juaj e jashtëzakonshme do të gdhendet përgjithmonë në kujtimet e atdheut dhe të njerëzve,” tha ai. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts