Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Khamenei del nga “strofulla”

    Khamenei del nga “strofulla”

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Çfarë po bën ushtria e Putinit?

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Oficeri izraelit: Luftëtarët palestinezë, të paparë!

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Çdo 15 minuta, një fëmijë vritet ose gjymtohet në Lindjen e Mesme

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Ne në Europë po përcëllohemi, por ç’po ndodh në Amerikën Latine?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Al-Sharaa prezantoi emblemën e re të Sirisë: ç’simbolizon shqiponja e artë?

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Kështu sfidohet Trump nga Putin

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

    Virus i rrallë por vdekjeprurës

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Skandalet që e përndjekin Papa Françeskun

Kardinalët konservatorë po përgatiten për zëvendësimin e tij

by te Sheshi
28/04/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Skandalet që e përndjekin Papa Françeskun

Nga Damian Thompson, Unherd

Kohët e fundit kardinalët po takohen periodikisht për të diskutuar se kush duhet të jetë Papa i ardhshëm. Disa nga liberalët, të cilët ndihen të sigurt sepse kanë mbështetjen e Papa Françeskut të sëmurë, mund të shihen shpesh duke krahasuar shënimet e tyre në ndonjë bar pranë hyrjes në Vatikanit.

Ndërkohë kardinalët konservatorë janë më nervozë. Ata mblidhen darkave në apartamentet e njëri-tjetrit, apo në restorantin e  referuar, nëse mund t’i zënë besë kamerierëve që nuk i tradhtojnë. Selia e Shenjtë përdor spiunë elektronikë të klasit botëror, ndaj të gjithë përdorin një telefon privat në vend të atyre që ofron Vatikani.

Edhe përgjuesit e telefonit janë të zënë me shkëmbimin e informacionit, sepse si të gjithë në Romë, ata dyshojnë se Françeskut me një shëndet shumë të brishtë – të cilit shpesh i mungon fryma për të lexuar predikimet e tij – nuk i ka mbetur edhe shumë kohë para se të ndërrojë jetë.

Natyrisht ata thjesht hamendësojnë. Sepse Papa i mban shumë të fshehta të dhënat mbi shëndetin e tij. Dy vjet më parë ai u rikthye në detyrë pas një operacioni serioz në zorrën e trashë, për të cilin u supozua se ishte një kancer në një fazë të avancuar.

Megjithatë, ai është 87 vjeç, Papa më i moshuar për më shumë se një shekull, dhe një konklavë për zgjedhjen e pasuesit nuk mund të jetë shumë e largët në kohë. Tensioni në Vatikan është gjithmonë shumë i lartë vitet e fundit të një papati.

Në rastin e konservatorit Papa Benedikti XVI, ato u nxitën nga rrjedhjet e informacionit – të raportuara me ngazëllim nga një media armiqësore – që zbulonin korrupsionin e madh në krye të Kurisë Romake, qeverisë së Selisë së Shenjtë. Benedikti ishte shumë i frikësuar për të vepruar ndaj dha dorëheqjen.

Sot Vatikani është sërish i paralizuar nga skandalet. Por këtë herë, korrespondentët që punojnë për mediat laike dhe katolike po përpiqen ta mbrojnë Françeskun, i cili përballet me pyetjet më serioze në lidhje me sjelljen e tij personale sesa çdo Papë tjetër dekadat e fundit.

Për vite të tëra, akuzat që do të rrënonin karrierën e çdo udhëheqësi laik perëndimor janë fshehur ose nënvlerësuar nga një “Gardë Pretoriane” e gazetarëve liberalë, të cilët në vitin 2013, vunë në rrezik edhe reputacionin e tyre për të mbrojtur “Reformatorin e Madh”.

Për pasojë, sot edhe katolikët e devotshëm nuk e dinë se Papa i parë jezuit është përpjekur të mbrojë nga drejtësia disa abuzues seksualë të neveritshëm, për arsye që nuk janë shpjeguar kurrë në mënyrë të kënaqshme. Një nga rastet më të bujshme është ai i aleatit të Papës, Atë Marko Rupnik, veç të tjerash një artist që realizonte mozaikë nëpër faltore, për të cilët Kisha ka shpenzuar qindra mijëra euro.

Ai u përjashtua nga urdhri i jezuitëve vitin e kaluar, pasi u akuzua për përdhunimin e disa murgeshave që i përkisnin një komuniteti që ai e themeloi në vendlindjen e tij Slloveni. Viktimat pretendojnë se komuniteti ishte në fakt një kult seksual.

Ato kanë dëshmuar se ai u përpoq t’i detyronte të shihnin filma pornografikë dhe të pinin spermën e tij nga një kupë. Po ashtu, ai zhvirgjëroi me dhunë një nga murgeshat në një makinë, dhe i inkurajoi gratë e reja të përfshiheshin në treshe seksuale që sipas Rupnik, do të ilustronte funksionimin e Trinisë së Shenjtë.

Edhe pse ky rast u bë viral në rrjetet sociale vitin e kaluar, mediat kryesore qëndruan çuditërisht të heshtura. Papa Françesku tha se do të vepronte kundër mikut të tij Rupnik. Por nuk e ka bërë këtë dhe as nuk ka shpjeguar arsye pse shkishërimi i tij fillestar u anulua në mënyrë misterioze brenda javësh me miratimin e heshtur të Papës.

Madje këtë muaj, Atë Rupnik figuron sërish pjesë e administratës së lartë të Vatikanit, si konsulent për Adhurimin Hyjnor. Ndërkohë, peshkopi Daniele Libanori, jezuiti që hetoi pretendimet e grave dhe i gjeti ato të besueshme, është shkarkuar nga pozicioni i tij si ndihmës/ peshkop në dioqezën e Romës.

Një skandal tjetër i bujshëm vazhdon ende në Argjentinë. Në vitin 2016, peshkopi Gustavo Zanketa, një tjetër klerik i përkëdhelur i ish-kardinalit Bergoglio (sot Papa Françesku), u detyrua të jepte dorëheqjen nga dioqeza e Oranit pasi u akuzua për korrupsion financiar dhe për përpjekje agresive për të joshur seksualisht seminaristët.

Përgjigja e Papës? E dërgoi Zanketën në Romë, ku shpiku një punë për të: “vlerësues” i fondeve të menaxhuara nga Administrata e Trashëgimisë së Selisë Apostolike (APSA), thesari i Vatikanit. Më vonë Zanketa u dënua për ngacmim seksual ndaj seminaristëve, edhe pse Roma refuzoi të jepte dokumentet e kërkuara nga gjykata argjentinase.

Ai po vuan dënimin e tij me burg, teksa ka raporte se akuzuesit e tij po kërcënohen për të tërhequr dëshmitë e tyre. Po ashtu, Françesku përndiqet edhe nga skandale të tjera. Mbi të po qarkullojnë dokumente tejet të dëmshme. Si për shembull, kur ishte kryepeshkopi i Buenos Aires, Françesku u përpoq pa sukses të shmangte burgun për ngacmuesin seksual të fëmijëve Atë Hulio Grasi, duke porositur një raport që i cilësonte si gënjeshtarë viktimat e tij.

Sekretet e errëta të këtij Papati do të rëndojnë shumë në mendjet e kardinalëve dhe në diskutimet e tyre para konklavës, përpara se të hedhin votat e tyre në Kapelën Sistinë. Ata do të flasin me kode, sepse askush nuk dëshiron të ndërmarrë rrezikun e prishjes së hapur të reputacionit të një Pape të vdekur së fundmi (apo të dalë në pension).

Por kardinalët do të detyrohen të flasin mbi ndarjet gjithnjë e më të forta midis katolikëve liberalë dhe konservatorë, të cilat datojnë që nga Këshilli i Dytë i Vatikanit, por që janë thelluar shumë nën këtë pontifikat. Dhe ata do ta kenë të vështirë të vendosin një vijë ndarëse midis politikave të Françeskut dhe personalitetit të tij.

Një libër i botuar së fundmi nga konservatori katolik francez Zhan-Pier Moro e portretizon Horge Bergolion si një ikonoklast liberal të frymëzuar nga një teologji çlirimtare gati-marksiste. Por unë mendoj se ky etiketim është e gabuar. Sepse është ai që ka qenë gjithmonë: një peronist.

Ashtu si Huan Peron, presidenti populist i Argjentinës gjatë fëmijërisë së tij, ai është më i interesuar për pushtetin sesa për idetë. Por sado të tmerrshme që mund të jenë skandalet që lidhen me këtë Papat, nuk ka gjasa që ato të ndikojnë në konklavën e ardhshme po aq sa dokumenti i nënshkruar nga Françesku më 18 dhjetor të vitit të kaluar.

“Fiducia Supplican”-s e ndryshoi dinamikën e kolegjit elektoral, jo vetëm sepse i detyroi peshkopët katolikë të trajtonin temën tejet përçarëse të homoseksualitetit që i ka përçarë kishat protestante, por edhe sepse ilustron më së miri paaftësinë katastrofike të këtij Pape.

Të paktën treçereku i kardinalëve të ardhshëm do të emërohen nga Françesku. Kështu, konklava do të synojë të zgjedhë sërish një Papë që mbështet qasjen relativisht jo-dogmatike të Françeskut ndaj çështjeve të seksualitetit njerëzor.

Related Posts

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?
Gjeopolitikë

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot
Kryesore

Ashura: një agjerim musliman për hebrenj të dikurshëm si palestinezët sot

05/07/2025
Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan
Kryesore

Kostoja e çmendur njerëzore e monetare e luftërave amerikane në Lindjen e Mesme dhe Afganistan

05/07/2025
Next Post
Ky ballkanas, plan për dialogun Prishtinë-Beograd

Ky ballkanas, plan për dialogun Prishtinë-Beograd

Stipe Mesiç nga Prishtina: Jo një “Serbi e madhe”!

Stipe Mesiç nga Prishtina: Jo një “Serbi e madhe”!

Mesazhi “bërthamor” i Macron

Mesazhi “bërthamor” i Macron

TË FUNDIT

  • Të fundit
Khamenei del nga “strofulla”

Khamenei del nga “strofulla”

05/07/2025
Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

Trazira politike në Amerikë: Elon Musk, me parti të re

05/07/2025
Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

Moska njohu talebanët: cilat vende mund të ndjekin?

05/07/2025
Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

Gjashtë dekada Scorpions: a ishte CIA pas grupit të famshëm gjerman?

05/07/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Namir Lapardhaja: Gaza duhet të ripërkufizojë çfarë është e njerëzishmja

Nga Vladimir Kera: Në kohën e banalitetit, edhe lufta mbyllet me gallatë!

Nga Roald A. HYSA: Konflikti Iran-Izrael dhe Gaza

Nga Besim Limani: Kush po e menaxhon Vetëvendosjen sot?

Nga Lutfi Dervishi: “Bomba bërthamore” e Shqipërisë!

Nga Edmond Arizaj: “Sindromi Leart Vasili” dhe shoqëria shqiptare

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni