Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Greqi: dy të vetëvarur në 10 minuta, por a janë shqiptarë?

Dy raste të vetëvarjesh trondisin Kretën dhe prefekturën e Heraklionit, të ndodhura në distancë kohore prej pak minutash nga njëra-tjetra, midis orës 13.00 dhe 13.10.

Rasti i parë ishte tragjedia për një familje në Heraklion pasi një 43-vjeçar u gjet i varur në bodrumin e një biznesi, i cili nuk  funksiononte.

Sipas informacionit, një person i afërt me të e ka gjetur 43-vjeçarin e varur dhe menjëherë njoftoi EKAB, që arriti në zonën e Christomichali Xylouris, me ndihmën e një mjeku, por tashmë ishte vonë

Ndërkohë që  rasti tjetër, varja e një 63-vjeçari ka ndodhur në Tympaki.

“Në mënyrë tragjike u pre filli i jetës së një të huaji 63-vjeçar në Tympaki. Burri u gjet i varur në shtëpinë e tij, nga një person i afërt me të, i cili menjëherë njoftoi autoritetet me një ambulancë të EKAB Miron për të shpejtuar në vend, megjithatë edhe në këtë rast ishte tashmë tepër vonë.

Rrethanat që çuan në vetëvarjen e dy qenieve njerëzore mbeten të paqarta, ndërsa ekzaminimet mjeko-ligjore të dy trupave pritet të hedhin dritë mbi shkaqet e sakta”, thuhet zyrtatrisht.

Por a janë viktimat shqiptarë? Për rastin e dytë, autoritetet greke thonë se ishte i huaj, por pa specifikuar se ç’kombësi kishte konkretisht. Ndërsa disa media aludojnë se janë shqiptarë, por zyrtarisht ende nuk ka jë saktësim mbi këtë pretendim. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts