Auto Dak
Auto Dak
Auto Dak

Gaza, ndërtesa shembet pas gazetarit të BBC: “Adnan, a je mirë?”

Gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të BBC mbi situatën në Gaza, një ndërtesë u shemb pas gazetarëve.

Gazetari arab i BBC, Adnan Elbursh dhe ekipi i tij vazhduan të transmetonin, megjithëse nuk e dinin se çfarë i priste më vonë dhe megjithëse jeta e tyre ishte në rrezik.

Raporti u transmetua të mërkurën, gjatë përshkallëzimit të konfliktit midis Izraelit dhe militantëve palestinezë.

Në një moment, prezantuesi dëgjohet duke i thënë reporterit të largohet nga vendi nëse jeta e tij është në rrezik.

“Adnan, a je mirë? Të lutem ndalo transmetimin nëse je në rrezik. Unë shoh se ata po shënjestrojnë objekte që janë drejtpërdrejt përballë teje“, tha drejtuesi i emisionit.

Sekonda më vonë, një predhë goditi ndërtesën, e cila u shemb plotësisht.

Që nga e hëna, të paktën 132 njerëz janë vrarë në Rripin e Gazës, duke përfshirë 32 fëmijë dhe 21 gra, ndërsa 950 janë plagosur. /tesheshi.com/

auto pjese dak

Related posts