Gjigandi teknologjik Apple ka zbuluar modelin iPhone 11, duke vënë në fokus kamerat ultra të gjera dhe performancën line-up me një çmim që fillon prej 699 dollarë. Versioni më i ri vjen në kohën kur Apple po kërkon të ri-dominoj tregjet globale të celularëve të mençur.
iPhone-t e rinj janë të kompletuar me kapacitete të reja dhe dizajn të jashtëzakonshëm, të cilat sipas shefit ekzekutiv Tim Cook, janë “mrekullia më e fundit e teknologjisë celulare”.
Prezantimi i modeleve u bë në një event në Cupertino të Kalifornisë. Një tjetër risi është reduktimi i çmimit fillestar i versionit paraprak iPhone XR, nga 749 dollarë në 699. Çmimi për pajisjet Premium të iPhone 11 shkon deri në 1000 dollarë. /tesheshi.com/