Është në modë tashmë të ankohesh se sa shumë të zënë jemi në punë. Na ndodh të bëjmë orë shtesë pas pune, të menaxhojmë e-mailet edhe nga shtëpia apo të rikthehemi në zyrë edhe gjatë fundjavës. Por në fakt duhet të ankohemi për balancën punë dhe jetë private.
Sipas disa kërkimeve punëtorët angazhohen me punë produktive vetëm në 40 % të kohës së shpenzuar në zyrë.
Para se të mendoni se po ju akuzojmë për përtaci dhe se harxhoni kohë në rrjetet sociale, ju tregojmë se po i njëjti studim thotë se vetëm 7 % e punëtorëve kalojnë maksimalisht 34 minuta online. Për pjesën tjetër bëhet fjalë për kohën e shpenzuar në përgjigje të postës elektronike, nëpër mbledhje dhe bërja e punëve administruese.
Një ndër faktorët që ndikon në mungesën e produktivitetit është pikërisht ndërprerja nga këto lloj aktivitetesh brenda ambientit të punës që e shpërqendron punëtorin dhe që me vështirësi i rikthehet angazhimit./tesheshi.com/