Një kapele e veshur nga perandori Napoleon Bonaparte, i cili sundoi Francën midis viteve 1804 dhe 1815, u shfaq në një ankand Paris.
Me dy palosje anash, i bërë nga kastor i zi, vlerësohet të jetë me vlerë midis 600,000 dhe 800,000 euro, raportoi BBC.
Përveç kapelës, në ankand përfshihen edhe sende të tjera personale që i përkasin Napoleonit.
Jean Pierre Osenat, i cili organizoi ankandin, tha:
“Njerëzit kudo do ta njihnin këtë kapele. Nëse do ta shihnin në fushat e betejës, do ta dinin se Napoleoni ishte atje.”
Nga ana tjetër, thuhet se Napoleoni kishte rreth 120 kapele të këtij lloji, por vetëm 20 prej tyre kanë mbijetuar deri më sot. /tesheshi.com/