Egjiptiani Muhamed Salah, me golat e tij në seri, u shpërblye me shpalljen si lojtari më i mirë i vitit në Angli.
Çmimin prestigjoz iu dha Asociacioni i Futbollistëve Profesionistë në këtë vend.
Bomberi i Liverpool ishte në garë me Kevin de Bruine, Leroy Sane dhe David Silva të Manchester City, me Harry Kane të Tottenham dhe David de Gea te Manchester United.
Ditë më parë, me 31 gola të shënuar vetëm në Premier League, Salah barazoi rekordin e mbajtur nga treshja Alan Shearer, Cristiano Ronaldo dhe Luis Suarez. Gjasat janë që ai ta thyejë këtë rekord deri në përfundim të sezonit.
Me interes pritet dhe përfaqësimi që Salah do bëjë me ekipin e tij kombëtar, Egjiptin, në Botërorin e Rusisë pas dy muajsh. /tesheshi.com/