Lëvizja “Fet’hullah Gylen” është një grupim i themeluar nga lideri saj Fet’hullah Gylen në vitin 1970, e cila më pas u zgjerua në Turqi dhe jashtë vendit. Megjithëse eksponentët e saj prononcohen se ajo është një lëvizje e karakterit edukativ, në realitet pikëpamjet e saj janë politike dhe kritikuese ndaj qeverisë së Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).
Orientimi (a)ideologjik
Grupimi bazohet në mendimet e Gylenit, pikëpamjet dhe qëndrimet e tij, kështu ajo cilësohet si një lëvizje sociale mistike e fokusuar mbi myslimanët e Turqisë dhe më e dedikuar ndaj atyre të Perëndimit.
Edhe pse librat e Gylenit janë më shumë të karakterit jursiprudencial (Fikhut), interpretimit të Kur`anit (tefsirit) biografisë së profetit (siras) etj., tipar më i spikatur në metodologjinë e grupit është kufizimi tek mendimi intelektual i liderit të Grupit dhe mostejkalimi i kontureve ideore të tij.
Qëllimet
Grupi Hizmetit e ka të fokusuar punën e saj kryesisht në arsim: ata kanë ndërtuar shkolla brenda dhe jashtë vendit, si dhe kanë depërtuar në shoqëri me anë të krijimit të institucioneve ekonomike, mediatike, shëndetësore, kulturore dhe humanitare.
Katapultimi madh në veprimtarinë e grupit ndodhi pas grushtit të shtetit të vitit 1980, të cilat përfituan nga përkrahja e shtetit dhe hapësirat e vëna në dispozicion, duke nisur kështu rrugëtimin e vet në krijimin e shkollave jashtë Turqisë dhe duke kaluar përmes gazetarëve dhe shkrimtarëve si grup përfaqësues pothuajse zyrtar.
Lëvizja menaxhon më shumë se 1500 fondacione në stade të ndryshme të arsimit, përveç 15 universiteteve të shpërndara në më shumë se 140 vende të botës. Karakteristika më e rëndësishme e këtyre institucioneve arsimore është se ato janë në përputhje me sistemin laik turk, pra që nuk integrojnë kurrikula me karakter fetar në to.
Në sektorin e medias, ajo zotëron disa organizata të ndryshme, duke përfshirë lëvizjen e agjencinë e lajmeve ”Xhihan”, gjithashtu zotëron grupin ”Samaniolu ”, e cila përfshin gjashtë kanale televizive të ndryshme, përveç tre stacioneve radio. Ky grup përfshihet në 150 vende, dhe ka një transmetim të veçantë në Amerikë, Evropë dhe Azinë Qendrore në gjuhën turke, angleze, gjermane dhe gjuhë të tjera. Po ashtu grupi zotëron gjithashtu grupin mediatik Zaman e cila boton gazetën Zaman turke dhe versionin e saj në anglisht ”Today Zeman”.
Në sektorin ekonomik, lëvizja posedon ” Bankën e Azisë ”, ndërsa biznesmenët të cilët lëvizin në orbitën e saj mblidhen në shoqatën “Toskon”.
Kundërshtarët e tyre e akuzojnë grupin si të dizajnuar për të zbutur qëndrimet fetare e mistike dhe si një mjet për demotivuar komunitetin mysliman në botë.
Gyleni e ndërton konceptin e fesë jashtë metodologjisë së saj, ai mendon se Islami nuk është politik, nuk është një sistem i qeverisjes apo një formë e ideologjisë shtetërore; gjithashtu në përshkrimin e grupit të tij ai këmbëngul se ajo është një ”grupim që qëndron mbi politikën”.
Në një kohë kur grupi –sipas prononcimit të tyre- qëndron larg politikës partiake, ata vazhdimisht angazhohen në koalicione me parti të ndryshme politike në shkëmbim të mbështetjes dhe privilegjeve, dhe punojnë po ashtu për të depërtuar në institucionet shtetërore dhe avancimin për të uzurpuar poste të rëndësishme në to.
Literatura e “Hizmeti” e justifikon idenë e ndikimit dhe depërtimit në institucione të ndryshme shtetërore pa dhënë një vizion të qartë ose objektiva të veçanta pas “uzurpimit” të tyre. Disa argumentojnë se grupi ndjek një “politike të devotshme” që i lejon anëtarët e saj të heqin dorë nga disa adhurime dhe rite fetarë duke fshehur identitetin e tyre, në mënyrë që të mos jenë të përjashtuar nga agjencitë shtetërore, sidomos nga ushtria dhe policia.
Lëvizja tenton të fitojë qasje në pozita të larta të institucioneve të ndryshme –sidomos tek ushtria, forcat inteligjente dhe policia – duke u përgatitur kështu për një projekt të ardhshëm.
Ashtu siç kundërshtarët e saj e akuzojnë atë se ajo i anashkalon armiqësitë fetare ndaj projektit sionist, fjala bie kur Gyleni kritikoi dërgimin e anijes Marmara për të thyer rrethimin e imponuar në Gaza, ajo gjithashtu dënoi tërheqjen e ambasadorit turk nga Tel Avivi, por pas këtyre ngjarjeve ajo shprehu solidaritetin me dëshmorët e Gazës gjatë agresionit izraelit në verën e vitit 2014.
Kundërshtarët e Lëvizjes shtojnë se ajo gjithmonë thekson se fusha e veprimtarisë së saj është solidare dhe sipas parimeve mistike, mirëpo konflikti i saj me qeverinë e Rexhep Tajip Erdogan zbuloi përfshirjen e saj në veprimtari politike me anë të anëtarëve të saj dhe simpatizantëve, përkundër deklaratave të themeluesit e saj Gylen, i cili i ka kritikuar në mënyrë të përsëritur vendimet e marra nga qeveria turke, ashtu siç ai e ka akuzuar Erdoganin për degradimin e vendit drejt diktaturës.
Konflikti me Erdogan
Grupi “Hizmetit” është akuzuar se i ka shpallur luftë qeverisë së partisë për Drejtësi dhe Zhvillim përmes rrjedhjes së informacioneve me anë të kasetave përgjuese në mënyrë të paligjshme.
Qeveria turke ka akuzuar grupin si një penetrim paralele brenda gjyqësorit dhe policisë, çka i mundësoi atyre që të kryenin përgjime të paligjshme dhe fabrikimim e regjistrimeve audio.
Megjithatë, Gyleni nga ana e tij ka mohuar akuzat e bëra kundër tij dhe ndaj lëvizjes së tij, duke akuzuar kundërshtarët e tij se po manipulojnë me opinionin publik, duke fabrikuar “trillime” që nuk kanë bazë.
Ai mohoi gjithashtu në një intervistë për gazetën turke besnike të tij Zaman të publikuar në mars të vitit 2014 se lëvizja e tij ishte prapa veprimeve të paligjshme të përgjimit, duke kërkuar që të provohet kjo akuzë më parë e më pas të bëhet gjykimi autorëve të saj.
Ai akuzoi gjithashtu qeverinë për Drejtësi dhe Zhvillim se kufizon të drejtat dhe liritë në Turqi, duke shtuar se turqit janë prekur nga kjo, nga ku ai bëri thirrje për sundimin e ligjit dhe respektimin e lirive në Turqi.
Gyleni jeton në një mërgim të vetë-imponuar në Pensilvani të Shteteve të Bashkuara, dhe mbi thirrjen e mëparshme të Erdogan për kthimin e tij në vend, ai komentoi duke thënë për gazetën Zaman se “Unë do të vendos pas konsultimit me vëllezërit e mi tek siqeriteti dhe ndershmëria e të cilëve kam besim, dhe nuk mund të bazohem në ide të tipit dje ishte diçka dhe sot është diçka tjetër.”
Ai është akuzuar nga kryeministri turk Ahmed Davutoglu se ka krijuar “struktura paralele brenda shtetit” duke iu referuar planit subversiv mbi gjyqësorin në Turqi në prill të vitit 2015, kur Gjykata e Shkallës së Parë nxorri vendimin për lirimin e 32 të pandehurve në Stamboll të arrestuar për akuzën “e krijimit të strukturave paralele, duke përfshirë “Hidaitt Karajhin”, drejtori i botimit të gazetës “Zaman”, për llogari të Gylenit, menaxherët e sigurisë dhe të tjerë, pavarësisht nga prania e një vendimi gjyqësor që gjykonte të kundërtën dhe pavarësisht se nuk u dërguan prokurorët që drejtonin hetimet e shkresave të lëndës.
Davutoglu tha në një miting të partisë së tij, në qytetin e “Gamush Hanes”, se strukturat paralele e ngritura nga Gylen synojnë të tregojnë muskujt duke thënë se ‘’ne jemi këtu”, siç u shpreh ai, duke theksuar se qeveria nuk do të lejojë asnjë organizatë të ketë kontrollin mbi gjyqësorin turk.
Po ashtu në një intervistë që gazeta jonë pati zv/kryetarit e partisë për drejtësi dhe zhvillim z. Jasin Aktai, ai u shpreh se: ‘’Kemi arritur të aksesojmë në disa raporte që lëvizja Gylen kishte bërë për ne në organizata të ndryshme ndërkombëtare nga ku na akuzonte ne dhe disa organizata tona si I.H.H vakëf etj, si organizata terroriste me elementë terroristë brenda tyre. Kjo –vazhdoi ai- ishte një goditje e rëndë pas shpine për ne’’.
Përgatiti: Enklid Pelari