Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

ANALIZE/ A është e drejtë t’i kërkohet Shqipërisë më tepër se një përfaqësim debutuesish?

by Te Sheshi
12/06/2016
in Kryesore, Sport
Reading Time: 4 mins read
A A
ANALIZE/ A është e drejtë t’i kërkohet Shqipërisë më tepër se një përfaqësim debutuesish?

Football Soccer - Albania v Switzerland - EURO 2016 - Group A - Stade Bollaert-Delelis, Lens, France - 11/6/16 Albania line up before the match REUTERS/Darren Staples

Nga Bujar M. Hoxha

Përfaqësuesja e Shqipërisë hyri dje në historinë e aktivitetit futbollistik europian më me prestigj duke luajtur të parën ndeshje të saj në të.

Dhe fati e deshi që më shumë të ishte një përplasje shqiptarësh, e jo një sfidë me një ekip çfarëdo të Euro 2016-tës. Veç faktit se ishte një debutim, emocionet i shtoi pa dyshim lidhja me lojtarët në krahun tjetër të fushës. Ashtu si vëllezërit Xhaka, që u përballën si kundërshtarë; rasti i parë në historinë e kampionateve europiane të futbollit.

Takimi ndaj Zvicrës do të kishte dritëhijet e veta, duke filluar nga diletantizmi i minutave të para, i paguar shtrenjtë në rezultatin final, e gjer te presioni i ushtruar në minutat e fundit për të barazuar më së paku.

Kemi parë një Berishë të shndërruar në të pakalueshëm më pas, përtej atij gabimi fatal, por edhe një Cana më të motivuar se ç’duhet, një motivim i paguar me një nxjerrje jashtë loje për kapitenin.

Kemi parë edhe çudinë e të luajturit më mirë me një lojtar më pak, siç kemi parë dhe një mbrojtje që e ka gjetur aksidentalisht njëfarë ekuilibri me tërheqjen e Kukelit mbrapa, në qendër të saj.

Kemi qenë dëshmitarë të asaj çka u mungon skuadrave pa përvojë, apo të vogla, shfrytëzimi në maksimum i mundësive të krijuara. Humbja e një rasti të pastër nga Sadiku në pjesën e parë do të kthehej në një prej momenteve kyçe të lojës, në të keq të kombëtares sonë, e dështimi i Gashit për ta çuar topin në rrjetë në fund të ndeshjes do ta bënte më pikëllues 90-minutëshin.

E vërteta është se ka patur pritshmëri të madhe për këtë përfaqësuese, e posaçërisht për ndeshjen ndaj Zvicrës. Mes objektivave të servirura pa doganë e mes gazmendit naiv nga lloj-lloj guximtarësh janë artikuluar si kalimi i grupit, e po ashtu edhe marshimi triumfator drejt kulmit të Europianit!

Për të mos i përmendur të tjerat, kalimi i grupit është deri diku një synim disi utopik. E para, tre kundërshtarët e Shqipërisë janë shumë më me peshë e me histori. E dyta, dhe ç’është më e rëndësishmja, ka një traditë të përfaqësimit të debutuesve, që nuk ka qenë asnjëherë fort mbresëlënës. Madje, në disa raste debutimi i ca përfaqësueseve në kampionatet europiane ka qenë katastrofik.

Duke përjashtur Francën, e shpallur dhe kampione e Europës, dy kombëtaret e tjera nuk e kanë pasur aq të lehtë në rrugëtimin e tyre.

Ja çfarë na ofron historiku i Zvicrës në kampionatet europiane, veçanërisht në debutim.

Zvicra debuton në Europianin e vitit 1996. E gjendur në grupin A, ajo e mbyll aventurën e fundit, me vetëm një pikë, me një barazim e dy humbje, e me golavarazhin -3.

Të fundit renditen helvetët dhe në vitin 2004. Në grupin B në këtë Europian, pozicionohen sërish të fundit, me të vetmin ndryshim: golavarazhi shkon në -5.

Katër vite më vonë, në 2008-tën, Zvicra e mbyll garën po e fundit në grupin A. Veçse këtë herë ka tre pikë të grumbulluara, ka gjetur fitoren e parë, e po ashtu ka pësuar dy humbje. Më në fund dhe golavarazhi i bëhet 0.

Duhet të vijë kampionati i tanishëm që Zvicra të pretendojë kalimin e grupit! Rrugëtim i mundimshëm, apo jo?

Po Rumania e ka patur të lehtë?

Debutimi i rumunëve është në Europianin e 1984-tës. Në grupin e dytë, Rumania renditet e fundit pas tre ndeshjesh, me një barazim e dy humbje, me vetëm një pikë të fituar, e me një golavarazh -2.

Duket qartë që nuk ka qenë një debutim ëndrrash as për Rumaninë.

Nga ekipet e tjera pjesëmarrëse në Euro 2016, le të hedhim pak sytë në historikun e ca prej tyre, për të parë debutime katastrofë, e për të kuptuar sesa e pandershme është t’u kërkohet më shumë se një debutim dinjitoz kuqezinjve tanë.

Turqia e bën debutimin e vet në aktivitetin europian të përfaqësueseve në kampionatin e 1996-tës.

Me një mori lojtarësh të nivelit të lartë, mes të cilëve Hakan Shykyr, Turqia përfundon e fundit në grupin D, me tre humbje, me 0 pikë, e me një golavarazh -5. Më e keqja, pa asnjë gol të shënuar!

Polonia e ka shumë vonë debutimin, në 2008-tën. Dhe shifrat e ekipit polak nuk janë aspak të lavdërueshme në këtë debutim. Polonia përfundon e fundit në grupin B, me një barazim e dy humbje, me vetëm një pikë, e me një golavarazh -3.

Më mirë paraqitet Austria në të njëjtin vit, po si debutuese. Në po atë grup ku gjendej Polonia, austriakët zënë vendin e tretë. Po një barazim e dy humbje, po një pikë, por vetëm një golavarazh më i mirë, -2!

Dhe një e dhënë e fundit, mjaft domethënëse. Anglia ka nëntë pjesëmarrje në kampionatet europiane. E pabesueshme është se anglezët nuk kanë ende një fitore në takimet e tyre të para në këto veprimtari. Pesë barazime dhe katër humbje! Ky është rekordi i Anglisë. Barazimi i fundit është ai i mbrëmshmi, i sekondave të fundit ndaj Rusisë.

Duke e parë tërë këtë historik debutimesh, a nuk është e tepërt të kërkosh më shumë nga Shqipëria? A është e ndershme ta vësh me shpatulla pas muri këtë përfaqësuese? A nuk është vallë dritëshkurtësi të kërkosh përsosuri prej 23 lojtarëve kuqezinj e stafit të tyre drejtues?

Futbolli ka ligjësitë e veta, edhe pse të pashkruara. Tradita e debutuesve nuk është shumë kurajuese. Pikërisht në këtë dritë duhet ta shohim ecurinë e kombëtares sonë, që as ne mos dëshpërohemi më tepër se ç’duhet, e as përfaqësuesja të mos vihet më shumë se ç’duhet në presion.

Ajo që pamë dje mbase është mjaft, mbase është tepër. Të arrish majat në futboll kërkon kohë, shumë kohë, si në çdo fushë tjetër të jetës.

Prandaj, një faleminderit është fjala e vetme që mund t’u thuhet kuqezinjve! /tesheshi.com/    

Related Posts

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare
Kryesore

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025
Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike
Kryesore

Nga rrënimi në shkëlqim: xhamia e famshme e një ironie politike

09/05/2025
Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?
Kryesore

Kush është Papa i ri Robert Francis Prevost?

08/05/2025
Next Post
Parrulla për çamët: UEFA nis procedim ndaj FSHF, presidenti grek sulmon Tiranën

Parrulla për çamët: UEFA nis procedim ndaj FSHF, presidenti grek sulmon Tiranën

Ndryshimi më i fundit që ka bërë Facebook

Ndryshimi më i fundit që ka bërë Facebook

Vrasja masive më e rëndë në SHBA: 50 viktima gjatë një sulmi terrorist në Florida

Vrasja masive më e rëndë në SHBA: 50 viktima gjatë një sulmi terrorist në Florida

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni