Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Përshkallëzim: Pakistani hakmerret kundër Indisë, jehonë shpërthimesh

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Jo si sot me gjenocid live: bota njohu shkallën e krimeve gjermane vetëm pas luftës

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Agjencitë e Pavarura të Kosovës të zaptuara nga partitë politike, ja për sa zyrtarë ka fakte dhe cilave parti iu takojnë

by te Sheshi
04/12/2015
in Kryesore, Politikë
Reading Time: 4 mins read
A A
Agjencitë e Pavarura të Kosovës të zaptuara nga partitë politike, ja për sa zyrtarë ka fakte dhe cilave parti iu takojnë

Nga Bashkim Kastrati

Agjencitë e Pavarura janë kapur nga partitë në pushtet. Këto agjenci në vend që të jenë të pavarura, ashtu siç edhe quhen, janë bërë çerdhe e militantëve partiakë. Por punësimi i bashkëpartiakëve në këto agjenci, ka ndikuar që të mos ketë përformancë të mirë dhe dyshime të shumta për korrupsion.

Sipas një hulumtimi të qendrës kosovare për gazetari hulumtuese – preportr, janë gjetur me fakte se në agjencitë e pavarura punojnë 27 zyrtarë me pozita vendimmarrëse. Në këtë shifër janë të përfshirë vetëm ata për të cilët është vërtetuar kjo lidhje me fakte në bazë të kritereve dhe metodës së hulumtimit, e jo edhe ata për të cilët dihet se janë të partive politike, por që nuk ka lidhje zyrtare me fakte. E gjithashtu në këtë hulumtim nuk janë përfshirë as hulumtimet mbi bazën e nepotizmit. Pasi që edhe punësimet mbi bazën e nepotizmit janë të shumta në këto agjenci.

Duke qenë se me Ligjin për Deklarimin e Pasurisë, zyrtarët e lartë publik nuk janë të obliguar ta deklarojnë përkatësinë partiake, janë krahasuar emrat e këtyre zyrtarëve me: a) listat zgjedhore komunale dhe nacionale të vitit 2007; b) listat zgjedhore nacionale të vitit 2010; c) listat lokale të vitit 2013; d) Në disa raste janë shfrytëzuar edhe listat zgjedhore nacionale të vitit 2014, për të vërtetuar lidhjen e zyrtarit me partinë politike dhe; e) informacione zyrtare të marra nga faqet elektronike të partive politike, përkitazi me anëtarët e këshillit drejtues dhe të degëve.

Sipas këtij hulumtimit, nga 27 të punësuarit në pozita të larta e që kanë lidhje direkte me partitë politike, 16 janë nga PDK, 7 janë nga LDK dhe nga 1 kanë lidhje direkte me AAK, AKR, Iniciativa Qytetare për Parteshin dhe ish-partia ORA.

Tek institucionet e pavarura duhet veçuar se PDK-ja ka ndikim në institucionet kryesore që lidhen me aktivitetet e prokurimit publik në Kosovë. Kryetari i ‘gjykatës së tenderëve’ – OSHP-së, ka qenë asambleist i PDK-së në Komunën e Prizrenit, përderisa kryetari i Bordit të KRPP-së ka qenë po ashtu asambelist i PDK-së në Komunën e Therandës.

Për ta kuptuar më mirë dhe nga një perspektivë më e gjerë rëndësinë e institucioneve përgjegjëse në fushën e prokurimit publik, duhet të merret në konsideratë fakti se vetëm pas shpalljes së pavarësisë së vendit më 2008 e deri më 2013, autoritetet publike kontraktuese kanë shpenzuar afër 3,6 miliardë euro në prokurime publike. Këtu nuk hyjnë edhe shpenzimet për autostradën “Ibrahim Rugova”, e cila nga viti 2010 deri më 2013 i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 789 milionë euro.

Vendosja e individëve me përkatësi të qartë partiake në institucionet kryesore të prokurimit publik paraqet faktor dominant jo vetëm në ngritjen dhe konsolidimin e patronazhit politik por edhe në krijimin dhe shtrirjen e një kulture klienteliste tek partitë politike.

Ky politizim i institucioneve publike përveç se bëhet për arsye të shpërblimit, duket se bëhet edhe për qëllime të vendosjes së kontrollit mbi sasinë dhe cilësinë e të dhënave zyrtare që bëhen publike. Një rast i tillë është shënuar kur kreu i Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, ish-kryesues i Kuvendit Komunal të Shtimes, nga radhët e PDK-së, pati iniciuar idenë për heqjen e regjistrave të pasurisë së zyrtarëve publik nga interneti duke u thirrur në mbrojtjen e të dhënave personale.

Ndërsa së fundi kemi edhe votimin në Kuvendin e Kosovës të një gjykatëseje për anëtare të Gjykatës Kushtetuese. Ajo ka qenë kandidate e LDK-së për deputete dhe ka marrë votat për t’u emëruar në këtë post. Ndërsa mbetet në dorën e Presidentes se a do ta dekretojë. Por shtohet dilema se sa do të jetë ajo objektive kur vjen një rast në këtë gjykatë e që ka të bëjë me LDK-në?

Punësimi i militantëve në agjenci të pavarura po i shkatërron ato

Publicisti Faik Krasniqi, ka thënë për tesheshi.com se përmes emërimit të njerëzve të tyre besnikë, si zyrtar të lartë nëpër borde dhe agjenci të pavarura, partitë e kontrollojnë dhe mbajnë monopolin ekonomik, zhvillojnë krimin e tyre ekonomik, zhvatjen e parasë publike dhe pasurimin e tyre të paligjshëm.

“Kjo është arsyeja që militantë partiakë, madje pa qenë edhe njohës të asaj pune, vendosen në krye agjencive dhe bordeve të pavarura. Por jo vetëm. Të gjitha institucionet publike dhe shtetërore të Kosovës, por edhe ambasadat dhe konsullatat e Kosovës nëpër botë, janë të stërmbushura me militantë partiakë, familjar, miq dhe farefis të liderëve dhe politikanëve në pushtet”, theksoi Krasniqi.

Ai thotë se militantët partiakë si shpërblim që mbledhin vota dhe vrapojnë pas zyrtarëve partiakë, fitojnë punësim në këto agjenci të pavarura, qoftë përmes kontratave afatgjate ose përmes ndonjë kontrate konsultative për kohë më të shkurtër.

“Prandaj kemi një administratë të stërngarkuar dhe joefikase, të cilët shërbejnë vetëm për të kryer punët e partive dhe liderëve të tyre, e jo punët që janë të obliguar t’i kryejnë”, u shpreh Krasniqi.

 Injorohen ekspertët për t’u bërë vend militantëve

Analisti Blerim Burjani ka thënë për tesheshi.com se është bërë praktikë që në agjencitë e pavarura shtetërore punësohen shumë militantë të punësuar apo mbi 80% të punësuarve në administratë të shtetit janë partiak apo të afërm të ngushtë të ashtuquajturve politikan, të cilët sipas tij, po keqpërdorin postet publike.

“Deri me tash shoqëria kosovare ka dështuar për të ndalë punësimin joprofesional. Së fundi kemi shqetësues është punësimi në Gjykatë Kushtuese, duke punësuar njerëz me prejardhje politike dhe njerëz joprofesional që asnjëherë nuk janë marrë me drejtësi, duke zbatuar ligjin për gjykatën kushtetuese mbrapsht. Në vend që t’u jepet përparësi njerëzve që kanë eksperiencë në sistem të drejtësisë, ata u japin përparësi njerëzve joprofesional pa njohuri bazike në fillet e se drejtës dhe interpretimeve juridike. Kjo gjykatë me punësim e fundit në dy runde të këtyre njerëzve kanë humbur besimin plotësisht”, thotë Burjani. /tesheshi.com/

Related Posts

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot
Analizë

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve
Politikë

Një thirrje për zgjedhjet e së dielës: ku (nuk)duhet çuar vota e muslimanëve

10/05/2025
Vatikani si “mal me para”
Kryesore

Vatikani si “mal me para”

10/05/2025
Next Post
Ofendon gjyqtaren e ndeshjes, merr një mësim-dënim

Ofendon gjyqtaren e ndeshjes, merr një mësim-dënim

Avokati Popullit në Kosovë hap hetime për incidentet e 28 nëntorit

Avokati Popullit në Kosovë hap hetime për incidentet e 28 nëntorit

Reali i Madridit në hall: përjashtohet nga Kupa  e Mbretit

Reali i Madridit në hall: përjashtohet nga Kupa e Mbretit

TË FUNDIT

  • Të fundit
Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

Mbi shqiptarin dhe shoqërinë shqiptare: ç’trajtonte Edi Rama dje, në qasjen e një hoxhe sot

10/05/2025
Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

Në Kiev me tren: Macron, Merz, Starmer e Tusk paralajmërojnë Putinin…

10/05/2025
Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

Fjalimi i parë i Papa Leo XIV në Vatikan

10/05/2025
Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

Trump “shuan një zjarr” të saposhpërthyer

10/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni