Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    Dita e Fitores si sfidë nga Perëndimit: fjalimi i Putinit në Moskë me referenca për Ukrainën

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    “Kush e vrau Shireen?”, Al Jazzera: E vërteta e ekzekutimit të një gazetareje

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Dronët izraelitë të Indisë që rrëzoi Pakistani: 25 sosh

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Smotrich: Si do e shkatërrojmë projektin e një shteti palestinez

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Kthimi i Yugo-s legjendare: a do preferohej sot ndër shqiptarë të Kosovës apo Maqedonisë?

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Analistët: Luftimet në Pakistan, të pashembullta në epokën e avionëve reaktivë

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

    Foli për Gazën: saga gjyqësore e një studenteje turke në SHBA

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Administrata Trump: “Air Force Once” dhe gafa të tjera drejtshkrimore të Shtëpisë së Bardhë

by te Sheshi
04/05/2018
in Artikuj të përzgjedhur, Bota & Rajoni, Kryesore, Të fundit
Reading Time: 4 mins read
A A
Administrata Trump: “Air Force Once” dhe gafa të tjera drejtshkrimore të Shtëpisë së Bardhë

Shtëpia e Bardhë fajësoi “gabime që ndodhin” për drejtshkrimin e gabuar të një njoftimi për mediat ku deklarohej se Irani “ka” një program në vazhdim të armëve bërthamore. Në fakt, njoftimi duhej të ishte “kishte” – në kohën e shkuar – thonë zyrtarët e administratës.

Ky është një ndryshim i madh, në të vërtetë.

Nuk është sekret që vetë presidenti Donald Trump vazhdimisht e shtyp butonin “dërgo” në postimet e veta përpara se t’i korrektojë ato për gabime drejtshkrimore.

Por, që kur ai fitoi zgjedhjet, Shtëpia e tij e Bardhë është përndjekur nga gabimet e rëndomta dhe ato në drejtshkrimin e fjalëve – përfshirë edhe dokumente zyrtare e njoftime për mediat me përmbajtje sensitive diplomatike të tilla si siguria kombëtare e Shteteve të Bashkuara.

Përsa kohë gabimet njerëzore njihen, çdo organizatë është subjekt i ndonjë gafe të sikletshme në komunikimet e saj me shkrim. Por presidenca e Trump duket veçanërisht e kapluar nga ndodhitë ortografike.

Ja disa nga shembujt më të dallueshëm, që janë vënë re nga korrespondentët.

Të rëndësishmet

Në përgjigje të një fjalimi nga kryeministri izraelit që pretendoi se Irani kishte gënjyer për ambicjet e tij bërthamore përpara marrëveshjes ndërkombëtare të vitit 2015, Shtëpia e Bardhë publikoi një deklaratë e cila sugjeronte se programi i dyshuar ishte ende funksional.

Irani “ka një program të fortë, klandestin të armëve bërthamore”, thuhej në deklaratë.

Një gjë e tillë bie në kontradiktë me vlerësimet e agjencive amerikane të inteligjencës, agjencinë Ndërkombëtare të energjisë bërthamore dhe Britaninë, Francën e Gjermaninë, që vlerësojnë se Teherani e ka pezulluar aktivitetin e tij bërthamor si pjesë e marrëveshjes tre vjet më parë.

Shtëpia e Bardhë më pas e ndryshoi formulimin e deklaratës për mediat, duke thënë se Irani “kishte” , jo “ka”, një program bërthamor.

Shtëpia e Bardhë tha se ishte një gabim drejtshkrimor, mirëpo disa vëzhgues, si ish-këshilltari i Obamës, Ned Price, menduan se ishte një përpjekje e qëllimshme për të shtrembëruar faktet.

Diplomatikisht të sikletshme

Më pak se një muaj pasi mori detyrën, administrata e Shtëpisë së Bardhë shkroi gabim emrin e kryeministres britanike, Theresa May, tre herë gjatë një deklarate shtypi që njoftonte për vizitën e saj.

Emri i saj u shkrua vazhdimisht pa “h”, që siç vë në dukje “The Independent”, është emri i një aktoreje të filmave për të rritur.

Vetë Trump e përsëriti të njëjtin gabim në një postim në Tuiter, kur ai bëri tag një grua nga Sussex, llogaria e së cilës kishte vetëm gjashtë ndjekës, me emër të ngjashëm me atë të një politikaneje.

Në maj 2017, ndërsa Trump përgatitej të udhëtonte në Izrael, Shtëpia e Bardhë publikoi një listë me qëllimet e tij, përfshirë edhe “promovimin e mundësisë së një pjeshke” në Lindjen e Mesme. Në fakt, fjala duhej të ishte  paqe, “peace” por u shkrua pjeshkë, “peach”.

Sprovueset

Madje, edhe ndërsa Trump përgatitej për t’u betuar në detyrë, në janar 2017, posterët e tij të inagurimit deklaronin se “asnjë sfidë nuk është për t’u përshëndetur”, një gabim në vend që të deklaronin “asnjë sfidë nuk është tepër e madhe”. Krahasimisht fjalisë: “no challenge is to great” i mungon një “o” për “too” për të marrë kuptimin e vërtetë.

Përpara fjalimit të tij të parë për gjendjen e kombit, ftesat që u nxorrën e quanin atë “state of the uniom”, një gabim që shumë e vunë në dukje se në fakt, ishte Kongresi përgjegjës.

Në një listë të sulmeve globale terroriste të Shtëpisë së Bardhë, kombi i Danimarkës ishte shkruar gabim si “Denmakr” së bashku me fjalën “attaker” që përshkruan agresorët.

Në të paktën dy axhenda zyrtare, avioni i presidentit referohet si “Air Force Once”, duke bërë shumëkënd për të qeshur.

Vetë Trump bën gabime të vazhdueshme drejtshkrimore në Tuiter, pastaj i fshin dhe i zëvendëson me fjalët e korrektuara.

Disa avokatë të transparencës, e kanë kritikuar atë për këtë gjë, duke argumentuar se ai në thelb, po shkatërron komunikimin zyrtar qeveritar.

A kanë rëndësi gabimet?

Krahu Perëndimor (West Wing) funksionon nga një staf i ngushtë (presidentit nuk i pëlqejnë “të huajt”, siç thotë një zyrtar i lartë) dhe shpesh, thonë korrespondentët e Shtëpisë së Bardhë, ata punojnë deri vonë.

Ata janë të lodhur dhe normalisht bëjnë gabime. Disa janë të vështira si rasti i versionit të gabuar të dokumentit të postuar online për Iranin,  apo keqshkrimi i emrit të një autoriteti të huaj.

Gabime të tjera janë komike, si p.sh arritja e qëllimit për “pjeshkë të qëndrueshme”.

Për fat të keq, megjithatë, gabimet drejtshkrimore janë emblematike për një problem më të madh. Në ndryshim nga paraardhësit e tyre ne Krahun Perëndimor, shumë nga zyrtarët e administratës Trump kanë të kaluar e punësime të mëparshme që nuk janë të përshtatshme për pozicionet e tyre aktuale.

Në shumë raste, ata kanë pak përvojë në detajet e politik-bërjes dhe nuk janë të vetëdijshëm për pikat e çështjeve për të cilat shkruajnë, qofshin ato Lindja e Mesme, marrëdhëniet SHBA- Britani apo tarifat e metaleve.

Si rezultat, dokumentet që ata hartojnë e publikojnë, përmbledhin politikat së bashku me gabime prej fëmijësh shkolle.

Përgatiti: Juli Prifti – /tesheshi.com/

Related Posts

Një “selfie” jo për qejf po vjen…
Shëndet & Gatim

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare
Kosova

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza
Lindja e Mesme

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Next Post
Dorëzimi i mandatit të Tahirit ende nuk është zyrtarizuar në Kuvend

Dorëzimi i mandatit të Tahirit ende nuk është zyrtarizuar në Kuvend

Apple gati të sjellë iPhonin e ri SE 2

Apple gati të sjellë iPhonin e ri SE 2

Thaçi i quan heronj zjarrëfikësit, këta të fundit kritikojnë institucionet për mospërkrahje

Thaçi i quan heronj zjarrëfikësit, këta të fundit kritikojnë institucionet për mospërkrahje

TË FUNDIT

  • Të fundit
Një “selfie” jo për qejf po vjen…

Një “selfie” jo për qejf po vjen…

09/05/2025
Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

Saga e një dështimi serial në politikën kosovare

09/05/2025
Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

Akuzat ndaj Jordanisë mbi ndihmat në Gaza

09/05/2025
Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

Politico: Një amerikan në zgjedhjet shqiptare

09/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Nga Ornela Çuçi: Trump rirreshton botën

Nga Justinian Topulli: Tregti me Allahun apo me dynjanë?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni