Pronari Chelsea-t, manjati rus Roman Abramovich, është paraqitur në një gjykatë zvicerane, si pjesë e një çështjeje ligjore 19-vjeçare ku në lojë janë 42 milionë dollarë të pretenduara nga BERZH (Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim). Kjo bankë në padinë e saj pretendon se Abramovich dhe të tjerë duhet t’ja kthejnë këtë shumë të njohur prej saj si borxh. Të tjerët janë: manjati rus i naftës Eugene Shvidler dhe kompania energjetike ruse Gazprom Neft.
Padia synon të mbledhë borxhet e mbetura nga firma e Abramovich-it, e cila tani është e zhdukur, Runicom, e cila ishte bazuar në Zvicër deri në falimentimin e saj në 2003.
Shuma fillestare e kërkuar nga BERZH ishte 17.5 milionë dollarë, por kërkesa është rritur në 46 milionë dollarë për të përfshirë interesat dhe kostot. /tesheshi.com/