Në dy postime rresht, ish-zv.kryeministri Braçe, në këtë mandat të ri vetëm deputet, ka ofruar dy lloj kritikash, ku në të parën më tepër është shfaqur si një opozitar, të tillë që opozita vetë nuk e ka.
“A e mbani mend 2018-ën, koha kurr një politikë fiskale vrau punën e qindra mijë bujqve?
Në bujqësi në gjashtë muajt e fundit kemi humbur 29.000 punëtorë.
Të kufizuar dhe kushtëzuar nga vështirësitë e dy viteve të fundit por edhe nga abuzimi i tregtarëve-karteli i imputeve dhe grumbulluesit arrogantë, të pafavorizuar në përpunim nga një skemë fiskale që njëri në atë sallë e bëri me kokëfortësi në 2018-ten e që i dha efektet plotësisht këto dy vite;
Urdhëroni:
Kemi humbur 100. 000 krerë nga 2018, 54. 000 vetëm lopë sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit;
Kemi humbur 300. 000 krerë të leshta, 143. 000 krerë të dhirta, sepse skema nuk favorizon përpunimin e prodhimit vendas të prodhuesve të qumështit e të mishit prej tyre; kemi humbur 23.000 tonë qumësht, 7. 000 tonë grurë për të njëjtën arsye….”, ishin disa nga frazat e Braçes.
Po kujt i adresohen këto?
Sipas një zbërthimi jo të sforcuar, fjala është për njeriu që i zuri vendin në qeveri e që do jetë njëherësh dhe drejtuesi politik i Jugut. Pra, Arben Ahmetaj.
Kujtojmë se veç kësaj, Braçe është i vetmi në qeveri që artikulon termin opozitar “oligark” dhe ky cilësim lidhet vetëm me një emër: Arben Ahmetaj, i njohur për disa lidhje të drejtëpërdrejta me emra të fuqishëm biznesi në Shqipëri dhe për vendimmarrje dikasteriale që kanë qenë në favor të tyre. Fiskalizimi në bujqësi është njëra ndër to. /tesheshi.com/