Pasuria e bankierit Mayer Amschel Rothschild vlerësohet në rreth 350 miliardë dollarë, ndërsa John D. Rockefeller ishte “vetëm” 10 miliardë më i varfër se ai.
Megjithatë, njeriu më i pasur, mbretëria e të cilit ishte atëherë prodhuesi më i madh i arit dhe konsiderohej si masë e padiskutueshme e pasurisë në atë kohë, ishte Mansa Musa, sundimtari i Timbuktu.
Musa I, i njohur gjithashtu si Kankan Musa, ishte Mansa e 10-të, që përkthehet në “Mbreti i të gjithë mbretërve”, në Perandorinë Mali dikur jashtëzakonisht të pasur.
Me një pasuri personale që do të vlente sot 400 miliardë dollarë, Musa I është zyrtarisht njeriu më i pasur i të gjitha kohërave.
Mansa Musa sundoi Afrikën Perëndimore (Perandorinë Mali) në fillim të shekullit të 13-të, dhe e bëri pasurinë e tij duke nxjerrë dhe shitur kripë dhe ar.
Gjatë mbretërimit të tij, më shumë se gjysma e arit në botë erdhi nga Republika e Malit. /tesheshi.com/