Një grup me njerëz në një plazh në Florida kanë formuar një rresht të gjatë për të shpëtuar jetën e dy djemve që po mbyteshin.
Rreth 80 njerëz formuan një zinxhir që dy djemtë të shpëtonin pasi kishin mbetur në rrymën e krijuar nga turbulenca e oqeant.
Roberta Ursey është nëna e tyre që i vuri re fëmijët 8 dhe 11 vjec që ishin shumë larg dhe i dëgjoi duke bërtitur për ndihmë.
Në oqean u hodhën menjëherë babai dhe nipërit e saj, por nuk ia dolën derisa u formua rreshti 90 metra.
Stephen dhe Noah shpëtuan dhe nuk kishin probleme me jetën, ndërsa nipi i saj theu krahun ndërsa i shoqi është në spital duke marrë trajtim mjekësor./tesheshi.com/