Krerët e partive opozitare kanë bërë të qartë se nuk do të tërhiqen dhe do të vazhdojnë pamundësimin e seancave plenare derisa pushteti nuk i tërheq marrëveshjet.
Ata thonë se vendi është kthyer në një shtet policor, ku pushteti po shtyp dhe gjakos qytetarët.
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj është shprehur se mbajtja e seancës me policë e bënë Kosovën një shtet policor, kurse Fatmir Limaj, kryetar i NISMA –s deklaroi se pushteti është bërë shtypës pasi po përgjak qytetarë e aktivistë, po burgos deputetë dhe po thyen zyrat e partive parlamentare.
“Ata (pushteti) po të rrahin në mbrëmje kurse në mëngjes të thirrin për dialog. Ne që katër muaj kemi kërkuar të reflektohet me mjete politike. Nuk ka pasur thirrje me dialog”, ka thënë Limaj. /tesheshi.com/