1.Mos abuzoni me darkën, konsumoni kryesisht ushqime që treten lehtë dhe nuk ju rëndojnë stomakun. Përpiquni të evitoni pijet e gazuara, mishin e kuq, ushqimet pikante, kafenë dhe pijet alkoolike. Këshillohet që darka të konsumohet tre orë para gjumit, kohë që i nevojitet organizmit për të tretur plotësisht atë që keni ngrënë
2.Në qoftë se doni gjumë sa më të qetë bëni një banjo të ngrohtë para se të shtriheni, më saktë 1 orë e gjysmë përpara fjetjes. Ju ndihmon të çlodhni muskujt, rrit aftësinë mbrojtëse të sistemit imunitar dhe lehtëson procesin e eleminimit të toksinave nga organizmi. Ky proces shumë i rëndësishëm filtrimi ndodh vetëm gjatë gjumit.
- Për një gjumë të mirë duhet t’u kushtoni rëndësi të veçantë dyshekut dhe shtresave së shtratit.
- Evitoni sa më shumë të jetë e mundur dritën artificale blu që vjen nga pajisjet elektronike si telefoni, iPadi apo edhe laptopi. Kjo dritë avktivizon neruronet e zgjimit dhe nuk ju lejon të bëni gjumë të rehatshëm.
- Një gjumë i mirë është një rutinë ditore që kërkon hapësirën e tij. Për këtë arsye është e këshillueshme të vendosni orare të caktuara. Nëse doni të ndryshoni këto orare duhet të flini maksimumi 30 minuta më herët ose më vonë nga orari i mëparshëm. Trupi juaj do të arrijë të përshtatet lehtë me ndryshimet e reja./tesheshi.com/