Alex është një fëmijë anglez 4-vjeçar dhe ka një ëndërr: të vrapojë si një super-hero dhe të mposhtë të këqijtë. I vogli, i cili është prekur nga një paralizë cerebrale, nuk mund të lëvizë si fëmijët e tjerë dhe nuk mund të luajë normalisht bashkë me ta. Për të realizuar ëndrrën e fëmijës së vogël, prindërit kanë nisur mbledhjen e fondeve në mënyrë që të bëjnë një ndërhyrje në Shtetet e Bashkuara.
Ngjarja ndodh në Castelford të Mbretërisë së Bashkuar. Siç raporton Mirror, mamaja e tij Sarah 34-vjeçe dhe i ati 36-vjeçari Jonathan Craven tregojnë se djali i tyre kthehej gjithmonë i mërzitur nga shkolla pasi nuk mund të luante dhe të vraponte bashkë me shokët e tjerë.
Prindërit kërkojnë ndihmë në mënyrë të dëshpëruar për të mbledhur 80 mijë euro në mënyrë që të realizojnë operacionin në SHBA.
Alexin e duan të gjithë. Ai ka një kujtesë shumë të mirë dhe tregon mjaft barsoleta. Tani është në një moshë në të cilën arrin të kuptojë diferencat që ka me fëmijët e tjerë dhe është shkatërruese për ne ta shikojmë të mërzitur qoftë edhe për faktin se nuk mund të luajë me fëmijët e tjerë”, – tregon e ëma.
Operacioni është parashikuar të realizohet në vitin 2017, ndërkohë që mbledhja e fondeve vijon… /tesheshi.com/