Prezantimi i modelëve të rinj MacBook Air dhe MacBook Pro pritet të bëhet më 27 tetor. Këtë e ka bërë të ditur sajti i njohur japonez Macotakara, i cili zakonisht është mjaft i besueshëm kur bëhet fjalë për informacione nga brenda kompanisë Apple.
Me siguri nuk do të jemi përballë një rifreskimi të rradhës: kësaj here Apple do të prezantojë një MacBook Pro krejtësisht të rinovuar, me një bar OLED të programueshëm që do të zëvendësojë butonat klasikë dhe me një tastierë të tipit butterly e cila bën që pajisja të jetë më e hollë. Modelet e reja me sa duket janë të gjitha pa portat klasike USB.
Në fakt, Apple ka zgjedhur ta pasjisë edhe gamën e produkteve Pro me lidhjen USB Type C, e cila do të përdoret për aksesorët e tjerë dhe për karikim. Kjo zgjedhje nuk duhet të habisë askënd duke parë çfarë bëri Apple me kufjet e iPhone-it. Sigurisht, portat klasike USB janë të rehatshme, por deri sa prodhuesit të vazhdojnë t’i vendosin në produktet e tyre, modeli i ri USB Type C nuk do të përhapet asnjëherë sa duhet. /tesheshi.com/