Nga Donat Maloku
Kuvendi i Kosovës do të vazhdojë me diskutimin e amandamenteve kushtetuese të projektligjit për Specialen në seancën e së premtes.
Kjo seance pritet të jetë jashtëzakonisht e nxehtë dhe me përplasje të mëdha. Pakënaqësitë kanë filluar qysh sot në mbledhjen e Kryesisë kur tri partitë opozitare Lëvizja “Vetëvendosje”, AAK dhe NISMA për Kosovën kanë bojkotuar mbledhjen.
Një gjë e tillë ka ndodhur në momentin që kryetari i Parlamentit, Kadri Veseli ka thënë se të premten nga ora 10:00 do të mbahet séance plenare, ku do të procedohen amandamentet për projektligjin për Gjykatën Speciale
AAK, VV dhe Nisma kanë thënë se nuk do të jenë të pranishme në seancën e të premtes për ta votuar projektligjin për Specialen.
Madje, deputetja e AAK-së, Donika Kadaj Bujupi, njëherit anëtare e Kryesisë së Kuvendit e ka grisur drafttligjin para mediave dhe ka thënë se në këtë formë do të veprojnë që t’i bindin të gjithë deputetët, që most a votojnë Specialen.
Kadaj-Bujupi tha se asnjë subjekt opozitar në këtë vend nuk është refuzues i drejtësisë, perkundrazi ajo çka kërkon opozita është sundimi i Ligjit dhe pikërisht vënia e drejtësisë në vend.
“Kjo drejtësi nuk mund të ndodhë në këtë kohë, kur në kundërshtim me parimet themelore dhe të Kushtetutës së vendit tonë, institucionet e këtij vendi, qeveria dhe mzhoranca në Kuvend vendosin që për shkak të numrave dhe arrogancës së numrave të cilët i kan, vendosin të heqin sovranitetin e vendit tonë. Të gjithë ata që e kanë lexuar këtë projektligj, do të binden që bëhet fjalë për një sistem paralel, për një Gjykatë Kushtetuese vetëm për specialen, për një Gjykatë Supreme vetëm për specialen, për të gjitha nivelet tjera të gjykatave dhe të Prokurorit vetëm për specialen, adje edhe arkivat dhe Ombudspersoni. Ky është një sistem paralel, një Tribunal i ri ndërkombëtar i cili po bëhet vetëm për shqiptarët dhe më këtë Tribunal ato 20 mijë gra të dhunuara nuk do ta kenë të drejten që të denoncojnë dhunuesit e tyre, në këtë tribunal ndërkombëtar masakrat e fëmijëvë prej 3 vjeçar e deri tek pleqtë 90 vjeçar nuk do të mund të denoncohen, sepse ky tribunal parasheh dënimin për aktakuzat në baza etnike, në këtë rast vetëm të shqiptarëve dhe kjo është e padrejtë e pa precedent. Le të del vetëm një zyrtar i cilit do shtet të Bashkimit Evropian dhe le të thotë që drejtesia bëhet në baza etnike ne atëhere do të flasim, por kjo nuk ndodhë askund! Tribunalet , gjyqet, gjyqësori, sundimi i Ligjit janë për të vënë drejtësi për të gjitha viktimat dhe jo në baza etnike. Prandaj përgjigjja jonë për këtë projektligj do të jetë edhe në ditët e ardhëshme që këto veprime bizare nga ana e Qeverisë dhe nga ana e mazhorancës të ndalohen. Ne thërrasim edhe qytetarët e vendit tonë, i thërrasim të gjithë së bashku që t’i tejkalojmë dallimet eventuale politike dhe të kuptojmë që nuk bëhet fjalë për refuzim të drejtësisë, por bëhet fjalë pikërisht që drejtësia të vihet në vend, ne u’a kemi borgj viktimave të masakruara që te kërkojmë drejtësi për të gjithë e jo drejtësi në baza etnike. Në Kosovë kanë ndodhë mbi 250 masakra!”, ka deklaruar Donika Kadaj-Bujupi.
Glauk Konjufca, kryetar i GP të Lëvizjes “Vetëvendosje”, njëherit anëtar i Kryesisë së Kuvendit, ngaVV, ka thënë se e kanë lëshuar mbledhjen në mënyrë demonstrative, sepse aty u hap diskutimi për ndryshimin e amendamenteve kushtetuese, të cilat i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Konjufca tha se qëllimi i mazhorancës, është që përmes kësaj gjykate, vendit t’i paksohet edhe më tej sovraniteti.
Kurse, Valdete Bajrami nga partia Nisma për Kosovën ka bërë të ditur se opozita nuk do të jetë në seancën e së premtes. Ajo u ka bërë thirrje edhe deputetëve tjerë që të mos votojnë në këtë seancë.
Ndërsa, kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se askush nuk do ta cenojë sovranitetin e Republikës së Kosovës.
Gjykata Speciale shihet se si një obligim ndërkombëtar për Kosovën për ta lënë pas të kaluarën. Megjithatë, janë deputetët e Kuvendit ata të cilët do t’i japin apo jo ‘dritën e gjelbërt’, themelimit të Speciales apo jo.