Si sot 17 vjet ndodhi një prej masakrave më të rënda gjatë spastrimit etnik serb në Kosovë, por me autorësi të forcave të NATO-s, pikërisht atyre pra që u vendosën në mbrojtje të popullatës civile duke ndërmarrë një fushatë bombardimesh.
Ishte pikërisht një gabim ai që shkaktoi vdekjen e 77 civilëve nga radhët e popullsisë civile kosovare.
Ngjarja e rëndë ndodhi në Korishtë të Prizrenit, ku aludohet se forcat e NATO-s ranë në kurthin e ngritur nga serbët, gjë që çoi në goditjen e gabuar ndaj civilëve. /tesheshi.com/