Amir Ramadani është sot 18 vjeç. Është një ndër qindra fëmijë shqiptarë të lindur në emigracion, pasi prindërit e tij shkupjanë shkuan të punojnë në Zvicër. I thërrasin me pseudonimin “Pogba” dhe nesër mund të jetë ylli i futbollit zviceran, e ndoshta dhe vuajtës i dilemës për të luajtur me vendin e lindjes apo atë të gjakut, pra me Zvicrën apo me Shqipërinë.
Aktualisht ai uan në ekipin e dytë të Stade Nyonnais nga Nyoni, qyteti ku ka lindur e jeton, është mesfushor dhe gjithmonë titullar.
Tashmë, për të kanë nisur ofertat nga të ekipet e elitës së futbollit zviceran, e pritet që pas një afirmimi të plotë, për të interesohen dhe në Europë.
Së fundmi, në faqen zyrtare të Stade Nyonnais thuhet: ” Ç’të themi për Amir Ramadanin, ku pavarësisht një pamjeje fizike prej adoleshenti, në fushë demonstron një qëndrueshmëri konstante në dyluftime, një lehtësi në organizimin e sulmeve, fakte këto që duhet t’i bëjë xhelozë lojtarët profesionistë. /tesheshi.com/