Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev gjatë një vizite pune në qytetin e Ohrit i’u është përgjigjur pyetjes së gazetarëve nëse ka marrëveshje me liderin e VMRO-DPMNE-së për ta amnistuar nga krimi.
Ai hodhi poshtë këto informata, duke siguruar se do të ketë drejtësi transparente për të gjithë.
“Nuk mund të ketë amnisti për askënd, nuk mund të mos ketë dënime dhe sanksione për çdonjërin që ka vepruar në kundërshtim me ligjin. Kjo është përgjigjeja ime për të gjithë ata që thonë se unë kam marrëveshje me Gruevskin për mos ta dënuar. Hapni veshët dhe dëgjoni: do të ketë drejtësi, nuk do të ketë asnjë kompromis, patjetër të ketë përgjegjësi, kjo vlen edhe për ata të LSDM-së”, deklaroi Zaev. /tesheshi.com/