Pas pakënaqësisë së shprehur nga ambasadorja gjermane për ngërçin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës ka reaguar edhe ambasadori amerikan, Greg Delawie, i cili ka shprehur zhgënjim e tij.
“Ne jemi të zhgënjyer që përfaqësuesit e popullit të Kosovës dështuan që të konstituojnë Kuvendin sot. Për Kosovën është e rëndësishme që të ketë Kuvend dhe qeveri funksionale sa më shpejt që është e mundur, për t’i adresuar prioritetet urgjente për popullin e këtij shteti”, ka thënë njeriu i Uashingtonit në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.
“Ne nxisim të gjitha partitë dhe përfaqësuesit e tyre që të vazhdojnë menjëherë me formimin e institucioneve shtetërore”, ka apeluar Delawie.
Me këto zhvillime, politika kosovare është futur në një tjetër krizë. Zgjedhjet e fundit nuk kanë arritur dot që të sigurojnë shumicën për një prej koalicioneve garuese, që të formojë e qetë qeverinë. /tesheshi.com/