Tatsumi Kimishima është nominuar presidenti i ri i Nintendos, pozicion i cili ngeli vakant pas vdekjes së Satoru Iwata më 11 korrikun e shkuar. Ai ishte në krye të gjigantit të ojarave argëtuese prej vitit 2002.
Lajmi është bërë i ditur nga ana e kompanisë japoneze nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Kimishima aktualisht është 65 vjeç dhe në krye të burimeve njerëzore. Ai do të marrë zyrtarisht postin në drejtimin e kompanisë më 16 shtator. Ka hyrë në kompaninë Nintendo në vitin 2000 si president financiar i “The Pokemon Company”, për tu bërë më pas presidenti i Nintendo Usa nga viti 2002 në vitin 2006. Në vitin 2013 u emërua si këshilltar i promocioneve të Nintendos./tesheshi.com/