Raporti i OSBE-së, i cili u pranua publikisht nga ambasadori Raunig se është hartuar në zyrat e organizatës, por nuk është dokument zyrtar, ka trazuar keqazi “ujërat” e politikës shqiptare. Pas reagimit të fortë të ish-kryeministrit Berisha që akuzoi OSBE-në se është bërë palë me shpifësit, vjen edhe reagimi i partisë Socialiste.
Sekretari i Përgjithshëm i socialistëve, Gramoz Ruçi mësohet se ka deklaruar në mbledhjen e fundit të grupit parlamentar të kësaj partie se do të kërkojë sqarime në lidhje me raportin nga selia qendore e organizatës.
“E kuptoj që për disa prej jush ajo çfarë flitet në atë raport të OSBE-së mund të përbëjë shqetësim. Ne kemi përfaqësuesit tanë në OSBE, ku do të kërkojnë nga OSBE-ja të shprehet zyrtarisht se cilat janë burimet ku është referuar. Pra, ajo që do të kërkojmë ne është distancimi nga këto deklarata ose të na thuhen burimet konkrete mbi të cilat janë bazuar”, ka deklaruar Ruçi përpara deputetëve. /tesheshi.com/