Kozeta Sevrani është zgjedhur dhe emëruar në krye të Këshillit të Statistikave. Deri më tani ajo ishte anëtare e këtij këshilli.
Këshilli i Statistikave është organi më i lartë i ngarkuar për mbikëqyrjen dhe mbështetjen e INSTAT-it në rolin e tij për zbatimin e aktiviteteve statistikore të parashikuara në Programin e Statistikave Zyrtare.
“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 10, të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
Znj. Kozeta Sevrani emërohet kryetar i Këshillit të Statistikave.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në ‘Fletoren zyrtare’”, thuhet në vendimin e qeverisë./tesheshi.com/