Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Zgjedhjet në Francë: shpresat e tradhtuara të një vendi që kërkon përgjigje

Tërmetet politike në “zemrën e plagosur” të Europës prej së djathtës ekstreme

by te Sheshi
30/06/2024
in Analizë, Kryesore
Reading Time: 5 mins read
A A
Zgjedhjet në Francë: shpresat e tradhtuara të një vendi që kërkon përgjigje

Nga Salvatore Abbruzzese, Il Sussidiario

Zgjedhjet parlamentare të 30 qershorit dhe 7 korrikut, nuk do të vendosin një histori që në realitet është shkruar tashmë. Edhe nëse do të arrijë të mbizotërojë mbi të riun Zhordan Bardela dhe “kumbarën” e tij Marin Lë Pen, çdo bashkim i qendrës së majtë do të ketë sërish përballë një Francë të rraskapitur nga protestat popullore që vazhdojnë prej muajsh, dhe të cilës deri më tani nuk i është dhënë asnjë përgjigje.

Sa i përket situatës problematike në vend, kjo aleancë duhet të vendosë në axhendën e tij një Evropë të rraskapitur nga një konflikt që zgjat prej më shumë se dy vitesh, dhe që e sheh këtë të fundit larg aftësisë për të luajtur ndonjë rol kyç në kornizën e re gjeopolitike ndërkombëtare.

Humbja e Makron – ashtu si ajo e Sholc në Gjermani – goditi atë që supozohej të ishte një projekt rilindjeje dhe rimëkëmbjeje. Makron besonte se mund të mobilizonte forca të reja, edhe nga pikëpamja e gjeneratave, të cilat duhet të sillnim me vete besim dhe energji. Prandaj, në zgjedhjet evropiane nuk u mposht thjesht një personalitet politik me cilësitë e veta dhe vizionet personale të zhvillimit, por shumë më tepër. Ajo që u fut në krizë ishte në fakt një projekt që duhej t’i përgjigjej krizës. Pra jo një propozim , por një përgjigje.

Prandaj, opinioni që u shfaq në zgjedhjet evropiane kishte të bënte me një projekt rinisjeje, një akt besimi i propozuar tashmë, dhe kostot e të cilit u perceptuan në mënyrë të përsosur,. Por avantazhet nuk u panë gjëkundi (edhe pse operacionet e marketingut dhe ristrukturimet në kuadër të Olimpiadës së Parisit, janë përpjekur ta tregojnë atë).

‘Fundi i lojës’ i shpallur nga Makron me shpërndarjen e parlamentit, tregoi zhgënjimin e qartë të atyre që tashmë janë angazhuar me të gjitha forcat e tyre. Dhe pikërisht për këtë arsye, ata janë gati të përplasin derën, duke i provokuar francezët të formulojnë një “qëndrim të qartë” me të cilën Makron dëshiron të investohet dhe të kurorëzohet sërish.

A do t’ia dalë vallë? A mund të bashkëjetojë ai me një të djathtë ekstreme, që sido që të shkojnë gjërat, do të jetë një gjemb në këmbë për parlamentin, dhe do të ketë në krah atë që gjenerali Dë Gol e quante dikur “Franca e thellë”? Personalisht nuk e besoj.

Për disa kohë, rritja e së djathtës nuk ka qenë më një reagim i pastër ndaj një bote në ndryshim. Dhe as rezultat i një veçantie të periferisë, ndoshta neurotike, e cila zgjedh traditën mbi ndryshimin, restaurimin mbi rinovimin, dëshirën për qëndrueshmëri dhe jo atë të ndryshimit.

Në dallim nga e djathta reaksionare e Zhan-Mari Lë Pen e viteve 1980, e cila pretendonte “Francën për francezët” – a thua se problemi i vetëm ishte konkurrenca në tregun e punës nga emigrantët afrikanë  – e djathta aktuale përfaqëson diçka shumë më të madhe në krahasim me racizmin e padobishëm, të pandershëm dhe folklorik të Zhan-Mari.

Sot problem nuk janë më emigrantët dhe konkurrenca e tyre në tregun e punës, por rindërtimi i një France të pajisur me një substancë sociale dhe kulturore të aftë për të rrënjosur besim dhe autoritet. Në fakt, rendi publik në vetvete nuk është më vetëm një problem i periferive, por gjithashtu – dhe ndoshta mbi të gjitha – ai i një identiteti që nuk është më i përbashkët, i një universi socio-kulturor që nuk po duket më.

I njëjti obsesion me të drejtat e reja, me vendosjen në Kushtetutë dhe së drejtës së abortit dhe të vetëvrasjes së ndihmuar, e zhvendos temën në diskutim, por nuk ndryshon komunitetin. Ajo e vendos në qendër egon auto-referenciale dhe jo atë kolektive. Kjo qasje njeh vetëm mijëra individualitete të lira, dhe në të njëjtën kohë dikton rënien e një projekti të përbashkët.

Tamam si të ekzistonte vërtet një “unë”, që nuk është në një marrëdhënie kuptimplotë me “të tjerët”. Prandaj sot kemi një Francë që nuk e thotë më emrin e saj, që nuk specifikon se çfarë është dhe çfarë përfaqëson, çfarë shpresash mund të ushqejë, dhe që nuk janë vetëm ato të një subjektiviteti pa ndonjë bazë.

Vetë Parisi shpreh gjithnjë e më shumë fasadën e një kutie gjigante për turistët, një Barnum të vërtetë tregtar të cilit i rezistojnë vetëm muzetë, libraritë dhe kishat gotike: kaq shumë realitete që mund të ekzistojnë vetëm nëse ka artdashës dhe histori, dhe lexues të pasionuar nga Quaerere Deum.

Me kalimin e viteve problemet janë shtuar, dhe kanë prekur sistemin e pensioneve dhe të shëndetësisë por edhe tregun e punës. Por kriza ka prekur edhe sistemin arsimor, i cili sheh breza të tërhequr gjithnjë e më shumë nga media dhe universi i shëmtuar i mediave sociale, dhe gjithnjë e më pak nga një trashëgimi që u duket e palexueshme dhe jo tërheqëse.

Problemet kanë pushtuar edhe lidhjet shoqërore. Për grupe të tëra shoqërore dhe brezash, gëzimi i zakonshëm i marrëdhënieve të përditshme, është zëvendësuar nga indiferenca reciproke, ku secili jeton në flluskën e vet relacionale.

Problemi nuk është më ai i krijimit të një projekti, por i rindërtimit të një identiteti të zemrës dhe historisë. Dhe këtu po flasim për ata që nuk është pjesë e elitës, që nuk frekuentojnë Club Meds, por edhe që nuk mban radhë në zyrat e Nouvelle Frontières, por që jeton nga puna e tij dhe që e përdor çdo ditë metronë dhe stolat në parqet publike.

Është pikërisht kjo etje për të kuptuar dhe për unitet moral, ajo që ushqen votat e së djathtës së re. Dhe nëse “askush që është i ngopur, nuk i beson ndonjëherë dikujt që ka agjëruar”, nuk ka gjasa që elitat e ndryshme që vazhdimisht i kalojnë kufijtë kombëtarë në kërkim të parajsave ekzotike, të jenë në gjendje ta kuptojnë këtë që po ndodh.

Por një diagnozë e tillë, nuk i jep shumë mundësi as të djathtës raciste dhe ksenofobike për të pasur sukses. Një botë e tillë kaq e përkeqësuar, nuk mund të rikuperohet lehtësisht vetëm duke tundur flamurin kombëtar trengjyrësh. Një e djathtë që e kufizon veten tek motoja e vjetër “La France aux français” (Franca për francezët) mund të mbetet vetëm pakicë.

Megjithatë, nëse e djathta e Marin Lë Penit, Zhordan Bardelës dhe Marion Mareshal po gjeneron konsensus në popullatë, kjo po ndodh sepse një kufi i tillë është hequr sinqerisht ose të paktën ata që e votojnë, besojnë se kjo gjë ka ndodhur.

Kushti i fitores për këtë të djathtë në rritje është paradoksalisht, që ajo të mos përfaqësojë më veten, por kombin. Të rikuperojë historinë dhe kujtesën e këtij të fundit. Mbi të gjitha, të arrijë të përfshirjë të gjithë ata që e duan historinë e tyre kombëtare dhe identitetin kulturor, dhe që nuk kanë qenë kurrë të djathtë, apo nuk e kanë ndjerë nevojën të bëhen të tillë.

Related Posts

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë
Diplomaci

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar
Ekonomi

Ballkani, nën kërcënimin e tjetër kolapsi energjitik si verën e kaluar

18/05/2025
Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme
Analizë

Pesë përfundime kryesore pas vizitës së Trump-it në Lindjen e Mesme

17/05/2025
Next Post
Le Pen, sërish mbi Macron

Le Pen, sërish mbi Macron

Ulja e detyruar e një avioni izraelit në Turqi, refuzimi për t’i dhënë karburant

Ulja e detyruar e një avioni izraelit në Turqi, refuzimi për t’i dhënë karburant

Nga Milazim Krasniqi: Kjo është e vërteta për betejën e Fushë Kosovës

Nga Milazim Krasniqi: Kjo është e vërteta për betejën e Fushë Kosovës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni