Televizioni publik turk, TRT, bën të ditur se një nga skenarët e shtruar për qeverinë e vendit është arritja e një koalicioni të madh mes AK-së dhe partisë opozitare të qendrës së majtë CHP.
Madje si pjesë e paktit mes këtyre forcave politike ka gjasa të jetë edhe përsëritja e zgjedhjeve presidenciale, të cilat u zhvilluan një vit më parë dhe u fituan me shumicë të thjeshtë nga Erdogan.
Prej marrjes së detyrës për formimin e qeverisë nga Presidenti Recep Tayyip Erdogan, Kryeministri Ahmet Davutoglu kaloi fiks një muaj. Sipas ligjit qeveria duhet të formohet brenda 15 ditëve të fundit.
Ndërkaq mos arritja e formimit të qeverisë së koalicionit brenda 30 ditëve në rend të ditës solli edhe mundësi të tjera.
Në mesin e skenarëve të Partisë AK janë edhe qeveria e koalicionit, e pakicave, qeveria aktuale ose organizimi i zgjedhjeve të parakohshme. Një skenar i mundshëm që përflitet ndodhet edhe vendimi për ripërtëritjen e zgjedhjeve presidenciale.
/tesheshi.com/