Eshtë ndër përzgjedhjet më suprizë për të pasuar Johanes Hahn në detyrën e Komisionerit të Zgjerimit, e kjo për faktin se vjen si një “plotësim dëshire” nga ana e Brukselit ndaj “deles së zezë” Viktor Orban.
Eshtë fjala për Laszlo Trotchany, njeriu me pozitën më të lartë në BE që Hungaria ka patur ndonjëherë.
Laszlo Trotchany është një ish-ministër drejtësie dhe një bashkëpunëtor i ngushtë i Viktor Orbanit.
63 vjeç, ai është një avokat, ish-gjyqtar, diplomat dhe profesor i universiteti.
Që nga viti 2019 ai është dhe anëtar i Parlamentit Evropian (Partia Fides).
Laszlo Trotchany ka qenë ambasadori i Hungarisë në Belgjikë dhe Luksemburg nga 2000 në 2004, dhe në Francë nga 2010 deri në 2014. Ai gjithashtu shërbeu si zv/anëtar i Komisionit të Venecias nga Këshilli Evropës nga 2005 deri në 2013, dhe anëtar i Gjykatës Kushtetuese nga 2007 deri në 2010.
Laszlo Trotchany përmendet nga mediat perëndimore si ndjekës i vullnetit të Orbanit dhe si arkitekti i sistemit të ri gjyqësor në Hungari. Si ministër i Drejtësisë, Trotchany prezantoi një seri ligjesh që shkaktuan konflikte juridike me Komisionin Evropian.
Ai hartoi akte juridike të cilat kriminalizuan OJQ-të që ndihmonin refugjatët, si dhe ishte një ndër hartuesit e masave që detyruan Universitetin e Evropës Qendrore, të trajtuar ndryshe si i Sorosit, që të largohet nga Budapesti.
Për këtë arsye, zgjedhja e tij si Komisioner Zgjerimi është parë me dyshim nga disa zyrtarë të lartë në Bruksel.
Gjithsesi, më një letër drejtuar atij nga Presidentja e sapoemëruar i Komisionit Evropian, gjermania Ursula von der Layen, theksohet rëndësinë e një perspektive të besueshme evropiane për Ballkanin Perëndimor, si dhe ajo e përshpejtimit të përparimit në procesin e zgjerimit.
“Eshtë e domosdoshme që të ruajmë dhe përshpejtojmë përparimin gjatë pesë viteve të ardhshme, përmes një vlerësimi të bazuar në meritat e secilit vend kandidat, duke ruajtur një perspektivë të besueshme për pranimin e ardhshëm në BE”, tha Fon der Layen në letër.
Ajo i bëri thirrje që të mbështesë të gjitha përpjekjet për të luftuar korrupsionin në rajon, si dhe përpjekjet për ndërtimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe zgjidhjen e mosmarrëveshjeve bilaterale. /tesheshi.com/