Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka refuzuar ofertën e Uashingtonit për ta evakuuar atë nga Ukraina, shkruajnë mediat amerikane. Në përgjigjen e tij madje fraza mund të shndërrohet në lapidare, nder për të dhe pak turp për amerikanët.
Zelensky tha se “lufta është këtu” dhe se “kam nevojë për armë, jo udhëtime”, raportoi Associated Press.
Washington Post citoi zyrtarë amerikanë dhe ukrainas të kenë thënë se qeveria amerikane ishte e gatshme ta ndihmonte ish-komedianin president, që sot ndodhet në skenën reale të një tragjede.
Por Zelensky vijon t’i qëndrojë besnik zgjedhjes së tij, duke pohuar se dhe mund t’i ketë orët e numëruara. Edhe në më të fundit mesazh, përcjellë madje nga rrugët e Kievit, ai tha:
“Ne jemi të gjithë këtu”, duke shtuar se kështu do të mbetet. /tesheshi.com/