Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, iu drejtua ukrainasve në mbarë botën gjatë ditës së 20-të të pushtimit rus të këtij vendi.
Ai gjithashtu dërgoi një mesazh për vendet që nuk kanë vendosur ende sanksione ndaj Rusisë kur bëhet fjalë për tregtinë.
“E gjithë tregtia me Rusinë duhet të ndalet në mënyrë që të mos sponsorizosh vrasjen e fëmijëve tanë. Ukrainas në mbarë botën! Kontaktoni me politikanët, bisedoni me gazetarët, ushtroni presion mbi bizneset që të largohen nga tregu rus, të mos paguajnë gjakun tonë me dollarët dhe eurot e tyre.
Çmimi për këtë luftë kundër Ukrainës duhet të jetë jashtëzakonisht i dhimbshëm për Rusinë. Ky presion është një detyrë për të gjithë ukrainasit brenda dhe jashtë vendit, si dhe për të gjithë miqtë dhe partnerët e vendit tonë. Të gjithë në botë duhet të mbajnë një qëndrim moral. Jo vetëm shteti, por edhe kompanitë”, ka shkruar Zelenski në Tëitter. /tesheshi.com/