Një faqe elektronike do të pretendonte dy ditë më parë se mbreti Abdullah i Jordanisë e ka akuzuar Turqinë për eksportim të terroristëve në Europë. Sipas kësaj faqeje, akuzat e mbretit Abdullah janë bërë gjatë një takimi me politikanë amerikanë të nivelit të lartë në vizitën e tij në janar në SHBA.
Zëdhënësi i qeverisë jordaneze, e njëkohësisht ministri i Informacionit, Muhammed Mumuni, ka folur për agjencinë turke të lajmeve Anadolu Ajansı, duke i hedhur poshtë pretendimet e tilla.
“Këtij lloj lajmi i mungon minimumi i profesionalizmit!” Kështu ka zgjedhur të përgjigjet ai në lidhje me pretendimet e mësipërme.
“Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Jordanisë janë historike, e të bazuara në parimin e respektit reciprok,” ka shtuar zëdhënësi i qeverisë jordaneze.
Ndërkaq, kryeministri turk sapo ka mbërritur në Jordani, në kuadër të një vizite dyditore, ku në axhendë është dhe takimi me mbretin Abdullah. Vizita e Davutogllusë synon t’u japë një shtytje të re marrëdhënieve dypalëshe. /tesheshi.com/