Kryeministri maqedonas Zoran Zaev njoftoi se ai ndoshta do të jetë i pari që do të marrë një pasaportë me emrin e ri të vendit – Republika e Maqedonisë Veriore, si një dokument që do të jetë në dy gjuhë, në përputhje me Ligjin për Gjuhët, i cili ka filluar të zbatohet.
Në intervistën e parë pas ratifikimit të Marrëveshjes së Prespës në Kuvend, të cilën ai e dha për Tv Alsat, Zaev tha se ka disa pakënaqësi brenda koalicionit qeverisës pasi projektligji u dërgua në Komisionin e Venecias për një opinion.
Ai gjithashtu konfirmoi se autoritetet kryesore të parties së tij – SDSM do të debatojnë të premten nëse do të shpallen zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare së bashku me ato për presidentin e ri.
Zaev tha se ishte për plotësimin e mandatit qeverisës, për shkak se siç tha, “qytetarët janë të lodhur nga zgjedhjet e parakohshme dhe vendi ka nevojë për zhvillimin ekonomik.”
“Megjithatë, unë jam edhe një demokrat dhe dëgjoj mendime të tjera”, theksoi Zaev. /tesheshi.com/