Në pritje të opinionit në Maqedoni për të kuptuar të vërtetën për rastin Monstra, për çka lideri opozitar Zoran Zaev ka thënë se posedon material të përgjimeve, në intervistë për gazetën gjermane Die Zeit, ai ka thënë se e vërteta për Liqenin e Smilkovcës, mund që të nxisë përplasje në Maqedoni, por gjithsesi se ata shqiptarë që vuajnë burgun janë të pafajshëm: “Shtatë shqiptarët që janë dënuar për rastin ‘Monstra’ janë të pafajshëm.Ata padrejtësisht qëndrojnë në burg” tha Zaev, i cili është deklaruar se frikësohet nga publikimi i së vërtetës pasi mund të nxis gjëra të padëshiruara te shqiptarët e Maqedonisë, madje edhe viktima nga përshkallëzimi i situatës.
“Për këtë arsye jemi në bisedime intensive me faktorin shqiptar, që të gjejmë një mënyrë për ta penguar atë reagim. Duhet që të jemi të vëmendshëm me të vërtetën. Duhet që ta ruajmë unitetin e popullit”, deklaroi tha Zaev.
Ai, megjithatë nuk pret që të përsëritet konflikti i vitit 2001 pasi sipas tij populli është i bashkuar.