Parlamenti vulos ndryshimet në ndarjen administrative duke miratuar ligjin për zbatimin e reformës së re, ligj që shkrin menjëherë të gjitha strukturat ekzistuese dhe ngre 61 bashkitë e reja. Miratimi u bë pas një séance 12 orëshe që u përfshi nga debate të ashpra.
Ligji “Për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore” u arrit të miratohej me 86 vota pro dhe 22 kundër.
Projektligji, që u kundërshtua nga opozita, parashikon heqjen e termit ‘komunë’ dhe ‘këshill komune’, ndërsa e përcakton si parim detyrues konsultimin midis organeve të qeverisjes vendore dhe institucioneve qëndrore për çdo projekt