Presidenti turk Erdogan dhe serb Vuçiç kanë patur së fundi një bisedë telefonike mes tyre, ku në fokus kanë qenë investimet turke në Serbi, pasuar nga një ftesë e Vuçiçit që Erdogan të vijë sërish në Beograd për një vizitë zyrtare.
Mësohet se Vuçiç e ka vlerësuar vizitën e Erdoganit në Serbi në vitin 2017, si më të rëndësishmen në 140 vjet që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.
Gjithashtu, kreu i shtetit serb e ka falenderuar liderin turk për hapjen e mundësisë për eksport të qumështit e mishit të viçit nga Serbia në Turqi, e nga ana tjetër është kushtëzuar nga Erdogan për një Serbi që duhet të investohet për paqen në rajon. /tesheshi.com/