Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, iu përgjigj nën dëshpërimin pyetjeve të gazetarëve në lidhje me Presidentin e sapozgjedhur të Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, duke mos e fshehur pezmin për humbjen e Trump-it.
“Ata më thonë, ‘Epo, ti e lavdërove Trump. Po, edhe? A mendoni se do të them diçka tjetër tani?! Unë kurrë nuk kam thënë një fjalë të vetme të shëmtuar për Biden, dhe unë e njoh atë më mirë se Trump. Kam kaluar në thelb dy herë në minutë me Trump. Ju mendoni se do të më bëni t’i kundërvihem Biden-it tani?! Jo, unë do ta përgëzoj atë. Të gjitha të mirat!
Unë thashë edhe para zgjedhjeve: është më mirë për Serbinë që të fitojë Trump, por nuk do ndryshojë shumë edhe nëse fiton Biden. Në thelb kam një marrëdhënie më të mirë me Biden sesa me Trump, por do të ishte më mirë me Trump. Ai nuk mori pjesë në bombardimet dhe krijimin e një Kosove të pavarur. Unë jam një serb krenar, nuk e lëpija Biden edhe kur ai erdhi në Serbi. Dua të falënderoj Trump-in, Ivankën dhe Kushnerin, si dhe dhe Grenelli-n”, tha Vuçiç.
Kujtojmë se Biden ka qenë ndër nxitësin kryesor të bombardimeve mbi Serbi në 99-ën, gjatë spastrimit entik të Kosovës.
Biden konsiderohet si mbrojtës i kauzës kosovare, ndërkohë që ka qenë një urryes i Millosheviçit. /tesheshi.com/