Presidenti serb Aleksandar Vucic ka dërguar të premten një “kërkesë dhe ftesa partnerëve nga Bashkimi Evropian” për një ndikim më të fuqishëm në Prishtinë për të eleminuar taksën për mallrat nga Serbia dhe Bosnja, duke e përshkruar atë si një parakusht i rëndësishëm për rifillimin e bisedimeve për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe të ardhmen e serbëve dhe shqiptarëve.
“Cilat janë kërkesat në anën shqiptare? Të jenë më specifik dhe të qartë”, ka thënë Vucic në një konferencë për shtyp, duke shtuar se Serbia është “gjithmonë e gatshme” për bisedime dhe rifillimin e dialogut.
“Evropianët dhe Prishtina duhet të na tregojnë nëse do të ketë një anulim të detyrimeve doganore”, tha presidenti serb, duke propozuar që Haradinaj ta çonte vendin në zgjedhje të reja nëse vazhdohej kështu.
“Serbët dhe shqiptarët duhet të bien dakord për të ardhmen për veten e tyre e jo për shkak të të tjerëve”, theksoi Vuçiç.
Duke komentuar deklaratën e gazetarëve në një konferencë shtypi me Putin se pa Rusinë nuk ka zgjidhje për Kosovën, Vuçiç tha se formati i dialogut nuk u diskutua.
Ndërkohë, Prishtina vijon të këmbëngulë se pa njohjen e Kosovës nga Serbia, apo ndryshe pa një garanci ndërkombëtare se kjo njohje do ndodhë, taksat ndaj mallrave serbe nuk hiqen. /tesheshi.com/