Presidenti serb Aleksandar Vuçiç u tregua “jo shumë optimist” që këtë vit do të jetë e mundur të arrihet një marrëveshje me Kosovën për normalizimin e marrëdhënieve.
Ai i tha agjencisë austriake APA se do të luftojë për një kompromis me forcën e tij, por është parakusht për vazhdimin e dialogut që të hiqet taksa që qeveria e Kosovës ka imponuar mbi produktet e importuara nga Serbia.
I pyetur për zgjedhjet e parakohshme në Serbi rreth protestave anembanë vendit, ai tha se “ende nuk është diskutuar për këtë”.
“Çështja më e rëndësishme për ne është çështja se si do ta zgjidhim problemin e Kosovës”, tha Vuçiç.
Kur vazhdojë dialogu me Kosovën, atëherë do të jemi në gjendje të përqendrohemi në ekonominë e Serbisë, e cila po zhvillohet mirë, shpjegoi Vuçiq, duke shtuar se ai do të vendosë më pas për zgjedhjet. /tesheshi.com/