Ish-komandanti i Ushtrisë së Republikës së serbe (VRS) Ratko Mlladiç, i dënuar për gjenocid dhe krime të tjera gjatë luftës së përgjakshme në Bosnje, i kërkoi gjykatës në Hagë një lirim përkohëshm, siç tha, për të vizituar varrin e së bijës së vetvrarë, si dhe të familjarëve të tjerë, përfshirë dhe nënën.
“Në moshën time dhe në gjendjen time shëndetësore, duket se ora po troket”, tha ai, duke kërkuar pra një “takim të fundit” me varret e të afërmve.
“Kanë kaluar 25 vjet që nga vdekja e vajzës Anne, e cila u vetvra kur ishte 23-vjeçare”, tha Mlladiç.
Mlladiç tha gjithashtu se nëna e tij “vdiq në vitin 2003,” dhe se ai nuk ishte për t’i dhënë lamtumirën. Ai gjithashtu renditi edhe të afërm të tjerë në varrezat të cilat tha se donte t’i vizitonte.
Duke ju drejtuar gjyqtarit Prisci Nyamba, Mlladiç shprehu shpresën se gjykata do ta konsiderojë kërkesën e tij “me njerëzillëk e dhembshuri”. /tesheshi.com/