Te Sheshi
  • Ballina
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Kulturë
  • Sport
  • Bota dhe Rajoni
    • All
    • Afrika
    • Amerika
    • Azia
    • Ballkani
    • Europa
    • Kosova
    • Lindja e Mesme
    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Pohimi shokues i një hebreu sionist në median izraelite

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Spektakli fatal nën Urën e Bruklinit

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Direktiva: “Spiunët e Putinit mes nesh, ja si t’i dalloni”

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    Samiti arab në Bagdad, thirrje për Gazën

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    “Gjenerali i Përparimit”, në krye të forcave tokësore ruse

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    A po afron fundi i shfrytëzimit të Afrikës?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

    Ç’po i ndodh këtij prokurori pas urdhër arrestit për Netanyahun?

  • Lajme nga Gaza
  • Analizë
  • Shoshitje
  • Retro
  • Shëndet
  • Shkencë & Jetë
  • Intervista
  • Individualitet
No Result
View All Result

Porosit Web Porosit Web Porosit Web

Vrapimi nën dritën e hënës, pas një dite agjërimi; eksperienca e rrëfyer nga Alice Morrison për BBC

by te Sheshi
08/07/2015
in Sociale & Shoqëri, Të tjera
Reading Time: 5 mins read
A A
Vrapimi nën dritën e hënës, pas një dite agjërimi; eksperienca e rrëfyer nga Alice Morrison për BBC

Muaji i Ramazanit, ku besimtarët myslimanë agjërojnë prej lindjes së diellit në perëndimin e tij, mund të jetë një periudhë e vështirë për të gjithë ata persona që merren me sport. Është e vështirë të ushtrohesh kur është e ndaluar të konsumosh një pije. Alice Morrison në Marrakesh ka vendosur të provojë një ditë agjërim, duke ndjekur garën e hënës.

Gjithmonë e kam admiruar mënyrën se si miqtë e mi myslimanë ndiqnin me rregullsi çdo detaj në ushqim gjatë muajit të Ramazait, i cili është një muaj i shoqëruar me disiplinë dhe humor pozitiv. Agjërimi gjatë Ramazanit është një nga detyrimet që çdo mysliman duhet ta kryejë. Për mua është dukur gjithmonë shumë e vështirë të mos haja dhe aq më keq, të mos pija prej lindjes deri në perëndimin e diellit, i cili, këtu në Marko, këtë verë i përket ekzaktësisht orëve 03:50 dhe 19:45.

Megjithatë, qindra miliona persona në të gjithë botën agjërojnë dhe vijojnë në të njëjtën kohë të ndjekin programet e tyre sportive, përfshirë edhe trajnimin. Këtë vit unë vendosa të bëj këtë gjë vetëm për një ditë. Kështu, gjatë një dite agjërimi bëra 12 kilometra vrap. Ideja ishte të bëja një udhëtim në Marok, të haja mëngjesin para lindjes së diellit, më pas të udhëtoja në shkretëtirë gjatë natës dhe më pas të festoja duke ngrënë një vakt të bollshëm pasi të binte nata.

2Një natë më parë, vura alarmin e orës në 03:30, kështu do të kisha mundësi të zgjohesha, të haja dhe të pija. Nuk arrita të haja shumë, vetëm pak bukë të ëmbël dhe një kek. Piva një litër ujë dhe disa tableta me elektrolite, në mënyrë që të mbaja në nivelin e duhur mineralet dhe kripën gjatë ditës.

U shtriva sërish për të fjetur dhe u zgjova në orën 06:00, si zakonisht. Zgjata dorën për të marrë një gotë me ujë, siç e kam zakon të bëj çdo mëngjes pasi zgjohem, por nuk e kisha aty. E kisha hequr një natë më parë. U kujtova se gjatë kësaj dite nuk do të konsumoja ushqim dhe nuk do të pija as ujë. Mëngjesi ishte i vështirë sepse goja ime ishte e thatë dhe frymëmarrja nisi të kishte një erë shumë të keqe. Nuk isha e uritur, por kisha shumë etje.

Pak pas mesditës nisa të ndjej uri dhe një gjendje jo të mirë fizike. Kisha pak dhimbje koke dhe më dukej sikur ishte duke më zënë gripi. M’u desh të dilja jashtë pasi kisha disa porosi për të mbaruar, ndërsa temperaturat ishin rreth 45 C. Të gjithë rreth meje ishin me humorin e tyre të zakonshëm dhe mjaft pozitivë, ndaj u ndjeva disi në faj dhe e turpëruar ndaj gjendjes time të acaruar. Aty kuptova se fshihej diçka më shumë përtej agjërimit se sa mosngrënia dhe mospirja.

3Rreth orës 18:00 shoqa ime e dhomës dhe unë mblodhëm gjërat dhe u bëmë gati për në shkretëtirë. Kjo është zakonisht koha kur personat nisin të ushtrohen fizikisht gjatë Ramazanit dhe vetëm në këtë moment e kuptova se pse fundi i ditës pritet me padurim. Duke menduar se më kishin ngelur dhe vetëm dy orë për t’u nisur, papritur u ndjeva me shumë energji.

Në makinë ne provuam dhe kaluam një tjetër eksperiencë të traditës së Ramazanit: vozitjen e çmendur. Të gjithë nxitojnë të mbërrijnë në banesat e tyre për të nisur iftarin dhe pothuajse të gjitha rregullat e qarkullimit rrugor duket sikur bëhen të pavlefshme. Kapërcehen semaforët me drita të kuqe, njerëzit na kalojnë para makinës, ka motorë dhe biçikleta që lëvizin gjithandej.

4Mbërritën në momentin që barinjtë kthenin bagëtinë dhe gamelat pregatiteshin për udhëtim. Deri në atë moment kisha numëruar orët për të zënë radhë dhe për tu regjistruar në udhëtim.

Më në fund momenti ynë erdhi. Mezi po prisja të hapja shishen me ujë mineral. Thash “Bismillah” dhe piva një gllënjkë. Kishte shijen e një nektari.

Bashkë me ne ishin edhe rreth 100 persona të tjerë që do të merrnin pjesë në këtë tur. Disa prej tyre ishin nga Maroku,të tjerë ishin të huaj dhe gjysma e udhëtarëve ishin femra. Hëngrëm supën tonë tradicionale harra, të bërë me fasule dhe një ëmbëlsirë të quajtur shebakiyya. Më pas edhe disa hurma. Të shijshme!

5Kishim gjithashtu edhe disa sanduiçë, kekë dhe lëng portokalli të freskët. Hëngra një vakt normal por vura re se isha shumë e etur, ndaj piva rreth dy litra ujë dhe lëng portokalli. Ndihesha e fuqishme. Një kafe e shijshme ishte për mbyllje.

Në 22:30 hëna u rrit. Ne ndezëm pishtarët dhe i uruam njëri-tjetrit udhëtim të mbarë dhe “Ramadan Mubarak”. Më pas u nisëm.

Pjesa e parë e garës ishte përgjatë një lumi me rërë dhe me shkëmbinj të pjerrët nga të dyja anët. Nisëm të ecnim duke qeshur dhe duke bërë shaka, por shumë shpejt u futëm në ritmin e vrapimit. E vetmja gjë që mund të dëgjoje ishte zhurma e këmbëve në rërë.

6Ndalesa e parë ishte në fund të një ngushtice dhe më pas ecëm në anë të një fushe të mbjellë. Larg, në distancë, dukeshin dritat e banesave në Marrakesh. Po ecnim lart e poshtë dhe më në fund nisa të ndjej efektin e asaj dite. Kisha pasur një regjim të mirë dhe vazhdoja të kisha energji.

Papritur nisa të ndjej një dhimbje të fortë në stomak. Isha duke paguar ato dy litrat e ujit që kisha pirë. Stomaku im ishte fryrë si një tollombaze dhe ndjeja ujin që tundej. Kur ua tregova këtë marokenëve, ata qeshën dhe më thanë se ishte një gabim që shpesh e bëjnë fillestarët. Është shumë e rëndësishme që mos pish shumë ujë gjatë kohës që thyen agjërimin. Kjo ishte një këshillë që për mua erdhi shumë vonë, pasi 2 kilometrat e ardhshëm të vrapimit ishin një agoni e vërtetë.

7Kur po i afroheshim fundit, 4 kilometrat e ngelur ishin një kënaqësi e vërtetë. Hëna ishte e plotë dhe na shoqëronte gjatë rrugës sonë. Vrapimi gjatë natës ishte një thirrje për liri.

Qetësia u thye nga zhurma e bilbilit ndërsa ishim duke iu afruar vijës së binishit. Të gjithë vrapuesit po prisnin të arrinin në finish dhe në momentin që kalova atë vijë, u ndjeva si kampione.

8Vrapimi i mbledh të gjithë bashkë dhe ne nuk ndjemë asnjë diferencë mes kombësisë, besimit fetar apo gjinisë. Ne ndamë kohë me njëri-tjetrin, ndihmuam njëri-tjetrin në vështirësi dhe bëmë fotografi bashkë. Në një botë të tillë, ku ndonjëherë ndihemi si të ndarë, është një kujtesë se të gjithë jemi njerëz që bëjmë jetën tonë në atë mënyrë që mundemi.

Për mua, shpirti i Ramazanit është mishëruar në atë moment. Ndarja e disiplinës dhe kënaqësisë, barazia mes nesh, festimi i përbashkët dhe ndarja e detyrave ishte arritur./tesheshi.com/

Tags: agjerimAlice Morrisonramazanvrapim

Related Posts

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës
Sociale & Shoqëri

Pasardhësit e familjes mbretërore italiane kërkojnë xhevahiret e kurorës

17/05/2025
Cila është pasuria e Mbretit Charles?
Sociale & Shoqëri

Cila është pasuria e Mbretit Charles?

17/05/2025
Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur
Kryesore

Plagët e luftës: rrëfimi dhe brenga e një gazetareje këmbëhumbur

17/05/2025
Next Post
Nga Halil IBRAHIMI: Diletantizmi dhe racizmi në diskursin publik për fenë në Kosovë

Nga Halil IBRAHIMI: Diletantizmi dhe racizmi në diskursin publik për fenë në Kosovë

Merkel në Beograd bën që Vuçiç të qeshë: Do të themi “PO” për Serbinë në BE pas kompromisit me Prishtinën

Merkel në Beograd bën që Vuçiç të qeshë: Do të themi “PO” për Serbinë në BE pas kompromisit me Prishtinën

Naim Frashëri, në pullat e postës së Iranit: Shqiptar mysliman dhe poet persisht-folës

Naim Frashëri, në pullat e postës së Iranit: Shqiptar mysliman dhe poet persisht-folës

TË FUNDIT

  • Të fundit
Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

Hamasi: Si na mashtruan amerikanët

18/05/2025
A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

A është “bërë pis” Microsoft në shërbimet ndaj Izraelit?

18/05/2025
Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

Diplomaci me duar: beteja e heshtur Macron-Erdogan në Tiranë

18/05/2025
Çyryk në kujtesë?

Çyryk në kujtesë?

18/05/2025

NA NDIQNI!

KRYESORET

  • Kryesore

SHOSHITJE

  • Opinione

Nga Elton Hatibi: Kryqëzata e fëmijëve

Nga Roald A. Hysa: Gaza, shkatërrimi që t’i vret sytë

Nga Justinian Topulli: Padija fetare e shqiptarëve

Nga Paolo Farinella: Heshtja për Gazën dhe palestinezët, Perëndimi civil e i krishterë i shuar përfundimisht

Nga Redi Shehu: T’ia thuash zullumqarit të vërtetën në sy

Nga Labinot Kunushevci: Cila ideologji ia solli tragjeditë më të mëdha historike njeriut?

Te Sheshi

© 2021 TESHESHI.COM - Portal mbarëkombëtar. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Harta e faqes

  • Arkiva
  • Bota dhe Rajoni
  • HOME
  • Kontakti
  • Redaksia
  • Retro-demo

Na ndiqni