VMRO, nën pushtetin e së cilës u arrestuan, gjykuan dhe u dënuan 6 shqiptarë të rastin “Monstra”, është shprehur kundër lirimit dje nga Gjykata e Shkupit e katër prej tyre. Sipas partisë së Gruevskit, e gjitha ka ndodhur nën ndikimin e politikës.
“Gjykata nën ndikimin e politikës dje liroi në arrest shtëpiak persona të akuzuar për terrorizëm, vrasjen e pesë personave në liqenin e Smillkovcit. Gjykata I obligoi ata që të paraqiten dy herë në javë tek gjykatësi kompetetent. E njëjta gjykatë I paraburgosi Jovanovskin dhe Damovskin”, thuhet në një deklaratë të VMRO-së.
Faktori shqiptar në Maqedoni e konsideron “Monstrën” si një proces të sajuar. Kryeministri Zoran Zaev pat premtuar në kushte opozite që të nxjerrë një “bombë” mbi këtë rast, por e la në harresë. Ai dha të kuptuar me premtimin se vërtet, “Monstra” ishte një sajesë anti-shqiptare e pushtetit të Gruevskit. /tesheshi.com/