Në kuadër të Plan-Operacionit “Vjeshtë 2017” policia e Shkodrës bëri të ditur sekuestrimin e 2300 m2 pasuri e paluajtshme dhe 4 automjeteve.
Mësohet se është bërë sekuestrimi i aktivitetit tregtar të subjektit “Briland”shpk, me administrator Xhavit Kasemi.
Në kuadër të kësaj, janë sekuestruar 2 godina nga 1000 m2, në lagjen “Ajasëm”, si dhe produkte të prodhimit nga “Briland” shpk, që ndodheshin brenda kësaj godine.
Po ashtu, nën sekuestro është vënë edhe një magazinë, në përdorim të subjektit Briland” shpk 300 m2, në lagjen “Liria”, si dhe 4 automjete në përdorim të subjektit Briland”.
Reagimi i policise erdhi pas publikimit të videos në një emision investigativ, ku shfaqen ambientet e një fabrike të prodhimit të pijeve të ndryshme që tregtoheshin në mënyrë skandaloze. /tesheshi.com/