Një turiste austriake ka humbur jetën teksa kishte ardhur në vendin tonë për të shijuar bukuritë e Valbonës, bashkë me të shoqin.
Gjatë ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, Tropojë, ka rënë aksidentalisht, nga një lartësi prej 80 metrash në humnerë, turistja e huaj me iniciale A.V.Sh., 56 vjeçe, banuese në Australi.
Turistja si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Mësohet se viktima ndodhej e shoqëruar nga bashkëshorti i saj dhe ndodheshin si turistë në Valbonë.
Paraprakisht dyshohet që ngjarja të ketë qenë aksidentale, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë së Tropojës, për veprime të mëtejshme. /tesheshi.com/