Tim Cook, 59 vjeç, kreu i Apple, një nga kompanitë më të mëdha në botë, kishte 125 milion dollarë të ardhura totale vitin e kaluar.
Paga e Cook ishte 3 milion dollarë, ai mori 7,7 milion dollarë bonuse, 884,466 dollarë të tjerë në përfitime dhe kompensime të ndryshme, bdërkohë që aksionet e pranueshme të Apple vlejnë rreth 113.5 milion dollarë , njoftoi Bloomberg, duke përmendur një raport të publikuar nga gjigandi i teknologjisë amerikane, raporton Morning.
Por siç thonë ata, është një shumë më e vogël se një vit më parë (136 milion dollarë), pjesërisht sepse Cook mori një shpërblim më të vogël. Në vitin 2018, shpërblimi i tij ishte 12 milion dollarë, më i madhi pasi ai morri drejtimin e kompanisë. Bonusi i vitit të kaluar ishte më i ulët sepse Apple nuk i tejkaloi shitjet e paracaktuara dhe të ardhurat nga operacioni si një vit më parë.
Cook posedon aksione të Apple-it në vlerë prej rreth 400 milion dollarë, të cilat ai i mori në vitin 2011, si një shpërblim kur mori përsipër drejtimin e kompanisë nga Steve Jobs.
Siç raportoi Bloomberg, Cook dhuroi 2 milion dollarë aksione të Apple për një bamirësi javën e kaluar (nuk u zbulua kujt) dhe njoftoi se do të dhuronte pjesën më të madhe të pasurisë së tij para se të vdiste. /tesheshi.com/